• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU PRINDËRIT ME AUTOMATIK/ “I vrava se më grabisnin”, 26 vjeçari tregon si e gjeti armën…
Home
Breaking News

VRAU PRINDËRIT ME AUTOMATIK/ “I vrava se më grabisnin”, 26 vjeçari tregon si e gjeti armën…

8 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një krim i dyfishtë tronditi dje Peshkopin dhe mbarë vendin, ku djali zbrazi një karikator në drejtim të prindërve të tij, duke i lënë të vdekur në vend. Mes mistereve për ngjarjen në fjalë, ku nga njëra anë dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, e nga ana tjetër një konflikt për banesën që e kishin kthyer edhe në hotel, ‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje.

Ndonëse vetëm një ditë më parë Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, shtet ku kishte jetuar prej 5 vitesh dhe ishte depërtuar, i riu arriti të siguronte një automatik. Po ku e kishte gjetur armën 26-vjeçari?

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se i riu gjatë kohës që ishte pyetur nga policia për armën e krimit tregoi se atë e kishte fshehur në katin e parë të banesës para se të ikte në Angli. Teksa fliste përçarët, autori është përgjigjur po ashtu edhe për arsyen se pse kishte vrarë prindërit. “Prindërit i vrava se më kanë grabitur. Po më dilnin disa persona me maska para dhe po më bënin vaksina”, mësohet të ketë thënë i riu, përcjell ‘BalkanWeb’.

Mes të tjerash Doçi ka mësuar edhe lëvizjet e autorit pak pas ngjarjes. Ky i fundit sapo vrau Fatmir dhe Zeqimete Selën, doli në rrugë me automatik, që e mbante në krahun e djathtë. Pasi u përballë me policinë, kjo e fundi i bëri thirrje që të hidhte armën përtokë, ndërsa ai nuk bëri rezistencë. Po ashtu i riu i kishte thënë një prej policëve se arma kishte fishek në gojë dhe se duhej të tregonte kujdes. Ndërkohë, motra e tij e vogël, vetëm 14 vjeçe, sapo kishte dëgjuar për ngjarjen e rëndë kishte rendur drejt shtëpisë, ndërsa kishte pranë në pragun e derës në katin e parë të shtëpisë, nënë e babë të pajetë, ndërsa ndodhet e shtruar në spital. Kujtojmë se nesër Qemal Sela do të dalë para togave të zeza ku do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazeta madrilene plas bombën: Cristiano Ronaldo do firmos me Juventusin
Previous article E PABESUESHME/ “Rekordmeni” polak ndjek Botërorin e 11 radhazi në jetën e tij

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT