Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, i dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg nga Gjykata Perdonone Italiane për vjedhje.
Gjithashtu është kapur dhe ndalur edhe një person në kërkim kombëtar i dënuar me 6 muaj burg për vjedhje.
Mbi bazën e Informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë Peqin në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Aleksandër Ramazani, 40 vjeç, banues në Peqin.
Gjykata Perdonone Itali, me vendimin Nr.134/2018CO, e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, “Vjedhja” parashikuar nga nenet 624, 61, 99, 81, të Kodit Penal Italian.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:
Orion Galo, 36 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendim Nr. 686 datë 22.07.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”,
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.



