• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Eurodeputetët austriakë në selinë blu: Mbështesim çeljen e negociatave. Basha: Drejtësia është e kapur
Home
Shqipëri

Eurodeputetët austriakë në selinë blu: Mbështesim çeljen e negociatave. Basha: Drejtësia është e kapur

8 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Eurodeputetët austriakë kanë deklaruar se mbështesin hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Delegacioni i Partisë Popullore Austriake zhvilloi këtë mesditë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ku theksi është vënë te integrimi i vendit tonë.

“E kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën drejt BE. jemi pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor.

Të gjithë ne së bashku e  mbështesim këtë qëndrim.

Sot shkëmbyem bisedime me të dyja palët politike dhe mbështesim negociatat.” – tha Reinhold Lopatka, kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak.

Ndërkohë Basha theksoi se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave.

“Kam kënaqësinë të pres sot dy miq të Shqipërisë, dy deputetët austriakë. Ata kanë ndërmarrë një sërë takimesh.

Gjatë takimit kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëtar, negociatat me BE.

Në emër të PD kam përsëritur qëndrimin tonë të qartë duke u kërkuar miqve tanë që të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen.

Shqetësimet për gjendjen politike në vend ngelen, sa i takon kapjes së drejtësisë nga krimi dhe qeverisë po ashtu.

Për këto arsye, duke mos e fshehur të vërtetën, ne jemi të angazhuar për mbështetje. Ndaj kërkojmë hapjen e negociatave. Dua të falënderoj me këtë rast dy deputetët”.

Falenderoj Sebastian Krutz për mbështetjen e jashtëzakonshme me qëllimin e qartë pro hapjes së negociatave. Negociatat të shërbejnë si kontroll ndaj qeverisë”,tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ledri Vula apo Rita Ora? Kush është më i pëlqyer nga shqiptarët? Ja detaji që tregon...(VIDEO)
Previous article U konfirmua se kishte arritur marrëveshjen me Liverpool, klubi i lojtarit hedh poshtë të gjitha zërat

Redaktor2

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT