• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Fadil Kasëmi drejt lirimit”, Gjykata e Lartë reagon pas letrës së babait të Fildes Hafizit
Home
Breaking News

“Fadil Kasëmi drejt lirimit”, Gjykata e Lartë reagon pas letrës së babait të Fildes Hafizit

8 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Lartë ka reaguar pas emisionit “Studio e Hapur” në News24. Përmes zëdhënëses Ida Vodica Gjykata e Lartë deklaron se ka marrë të gjitha masat dhe brenda javës së ardhshme do të dalë në vendim për çështjen e Fildes Hafizit.

Babai i gjyqtares Hafizi, shprehte shqetësim në një letër të shkruar dy ditë para se të vdiste se Fadil Kasëmi, vrasësi i saj do të lirohej për shkak të ping-pongut mes instituconeve të drejtësisë.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori konfirmon se pas letrës publike do mbledhë me urgjencë kolegjin penal në fillim të javës tjetër për t’i dhënë përgjigje kërkesës së gjykatës së faktit për kompetencën në lidhje me gjykimin e çështjes se vrasjes së ish-gjyqtares Fildes Hafizi.

Rreth 1 vit pas vrasjes së saj, ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, i cili ka deklaruar se vrasjen e ka kryer me koshiencë të plotë, mund të dalë nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Të ndodhur përballë këtij fakti dhe ngërçit të sistemit gjyqësor, familjarët e gjyqtares së ndjerë kanë vendosur t’i drejtohen me një letër autoriteteve kryesore të vendit, duke vënë në dijeni edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë.

Letra, e cila u publikua ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, i është drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhe mban firmën e Bynjamin Hafizit, babait të gjyqtares së ndjerë, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pa mundur të shohë dënimin e autorit të vrasjes së vajzës së tij.

Z.Hafizi sqaron nëpërmjet kësaj letre se gjyqi i vrasësit të gjyqtares po zvarritet, dhe për këtë arsye ai kërkon veprimin sa më të shpejtë të Gjykatës së Lartë, ku dosja ka ardhur për të përcaktuar kompetencën e gjykatave.

“Po ju drejtohem juve z.Zaganjori si kryetar i Gjykatës së Lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj dosjeje”, shkruan Bynjamin Hafizi.

Ai shton më tej se, “shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë sa më parë në mënyrë që ky vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit”. Duke kujtuar sloganin “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, babai i gjyqtares Fildes Hafizi shton më tej në letrën e tij: “Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj rradhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministri i jashtëm turk, Mevlud Cavushoglu pezullon marrëveshjen me Greqinë
Previous article Pas 27-vjetorit Armina ka diçka për të thënë:" Jeta e Instagramit nuk është e ...! (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT