Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mengjesin e sotëm. Një vrasje e dyfishte ka ndodhur në Tiranë në zonen e Don Boskos. Një i ri ka vrarë një vajzë dhe ma pas ka vrarë edhe veten. Mesohet se i riu ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra
Ngjarja ka ndodhur përballe kishës në zonen e Don Boskos
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xhafer Mata., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xhuljeta Çuni., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


