Gazetarja Klodiana Lala tha ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili se ka parë një shqetësim të shtuar të familjes se gjyqtares se ndjere Fildeze Hafizi dhe se babai i saj ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Lala tha se në një bisedë që kishte pasur me motrën e gjyqtares së ndjerë, kjo e fundit kishte ngritur shqetësimin se motrën e saj po e vrasin për së dyti dhe s’po e lënë që të prihet e qetë.
Sipas saj janë arsyet proceduriale që mund të cojnë drejt lirimit burrin vrasës të Fildez Hafizit, Fadil Kasemi.
Lala: “Pas krimit të rëndë që kreu Kasemi, prokuroria e Krimeve të Rëndë përfundoi në kohë rekord hetimin për Kasemin dhe e dërgoi në Gjykatë.
Dosja iu dërgua Gjykatës së Tiranës, doli një vendim i dytë i Gjykatës së Lartë i cili ishte më i koklavitur. Në këtë moment Gjykata e Tiranës e ndodhur përballë këtyre dy vendimeve, vendosi ti drejtohet gjykatës së lartë për të vendosur se cila gjykatë do ketë kompentencën për të vendosur për dosjen e Fadil Kasemit.
Motra e gjyqtares ngriti shqetësimin duke thënë se ne po na vrasin për së dyti, motrën time s’po e lënë të qetë të prehet.
Ajo tha se ndihet e kërcënuar pasi ka dyshime se Fadil Kasemi do të lirohet, pasi ajo po rrit fëmijët e saj, por edhe fëmijët e motrës që kanë mbetur jetimë. Nëqoftëse kalon afati 1-vjeçar nga momenti i kryerjes së veprës penale rrezikon që i pandehuri të lirohet.
Kjo ndodh sepse Gjykata eLarta është në ngërç institucional dhe ka vështirësi ligjore. Ka 12 ose 13 çështje që presin në rradhë.
Motra e Fildesit më tha që unë nuk do të gjej qetësi derisa vrasësi i time motre të dënohet dhe nuk dua që babai dhe nëna ime të ikin nga kjo botë pa parë të dënuar vrasësin e time motre”


