Një 39-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i autorit të plagosjes që ndodhi dje në Gjirokastër. Burime zyrtare nga policia thënë se shtetasi me inicialet P.XH., akuzohet se ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, Kristaq Llukanin.
40-vjeçari është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri Valentin Buci dhe Xhelo Gërveshi, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat. Ndërkohë, ‘BalkanWeb’ ka siguruar foto të Llukanit.




