• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU PRINDËRIT ME AUTOMATIK/ Zbardhen DETAJET: Motra pa se si Qemali i vrau prindërit, 26-vjeçari…
Home
Breaking News

VRAU PRINDËRIT ME AUTOMATIK/ Zbardhen DETAJET: Motra pa se si Qemali i vrau prindërit, 26-vjeçari…

7 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja publikohen nga ngjarja tragjike që ndodhi mesditën e sotme në Peshkopi, ku djali 26-vjeçar vrau me automatik prindërit e tij.

Qemal Sela kishte qenë emigrant prej shumë vitesh në Angli ndërsa familja e tij kishte në pronësi një hotel në zonën e llixhave pranë Peshkopisë.

I riu ishte kthyer nga emigrimi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij ndërsa në momentin e vrasjes prindërit e tij kanë qenë në hotel.

Qemal Sela ka shkuar paraditen e sotme aty dhe rreth orës 12:00 pushuesit dëgjuan breshërinë e armës. Më pas ata panë 26-vjeçarin që doli me armë në dorë për t’u larguar, por është parë rastësisht nga një automjet i forcave policore.

Policët po shkonin për në poligonin e qitjes aty pranë kur kanë parë të riun me armë në dorë. Ata i kanë kërkuar që të ndalojë dhe i kanë marrë armën me të cilën kreu vrasjen, shkruan TCH.

Më pas kanë zbuluar se Qemal Sela ka vrarë në vend babanë e tij Flamur Selën,55 vjeç dhe nënën Zeqimete Sela, 50 vjeçe.

Deri tani dyshohet se shkaku i vrasjes kanë qenë mosmarrëveshjet që familja kishte mbi pronësinë e hotelit, i cili administrohen nga babai, por aty punonin motra dhe vëllai i autorit.

Detaji më tragjik vjen pikërisht nga motra, e cila ka qenë prezente dhe ka parë gjithë ngjarjen me sytë e saj. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku dhe është dëshmitarja kryesore e cila pritet të zbardhë më vonë ngjarjen.

Thuhet se i riu ka qenë i shtruar në një spital në Angli rreth tre muaj për probleme të shëndetit mendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA NË VEND/ Rama REPLIKA me komentuesit: Mos u nxeh shumë se është edhe vapë e plas
Previous article Nuk është një lojë elektronike, perla e Berishës në piedestal (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT