Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenova pritet të kalojë në sitën e vettingut.
Seanca nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pritet të mbahet në datën 14 qershor në orën 10:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.
Përballë vettingut kanë dalë shumë gjyqtarë dhe prokurorë kohët e fundit, por pak prej tyre e kanë kaluar. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve, të pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.
Gentian Trenova ka lindur në Tiranë në tetor 1979. Shkollën e mesme e ka ndjekur në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitet 1994-1998. Në Vitin 1998-2002 ai kreu arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Në tetor të 2005 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërsa më pas Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës.


