• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLAGOSËN DHE I VUNË TRITOL/ Historia nisi në ’97. Personi që i bëri ATENTAT lezhjanit është…
Home
Breaking News

E PLAGOSËN DHE I VUNË TRITOL/ Historia nisi në ’97. Personi që i bëri ATENTAT lezhjanit është…

7 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen ngjarjet e ndodhura me datë 18.07.2017 dhe 17.08.2017 ku shtetasit N.K. i është bërë antentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive .
Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Identifikohet autori i dyshuar si organizator dhe porositës i kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K.

Falë një pune profesionale të mirëorganizuar , lokalizohet dhe kapet ky autor i dyshuar

Arrestohen edhe 2 shtetase të tjera për “Fallsifikim dokumentash”

Më datë 06.06.2018, pas një pune intensive hetimore disa mujore ndjekur me metoda proaktive hetimi, nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni i koduar ” Kurbini”

Si rezultat i tij ,u bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K. banues në Fushë Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale.

Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për tu vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht :

– Fran Gjoka, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Shkatërrim prone me eksploziv” kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi Fran Gjoka dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale ” Vrasje me dashje” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset :

– A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë

– I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Fallsifikimi i dokumentave” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin Fran Gjoka dhe ekzekutorin.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMW X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSI 2018/ Prezantohet në Moskë Këpuca e Artë e Botërorit, ja pretendentët!
Previous article Askush nuk e di, por Fatma Methasani ka një tatuazh të fshehtë në vend intim

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT