Reagon ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pas takimit me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Po i ndjek me vëmendje akuzat ndaj vëllait të ministrit Xhafaj. Të hetohet audio-përgjimi në mënyrë të pavarur. S’ka arsye të ndërpritet puna e policisë dhe prokurorëve”, thekson në fjalën e tij Lu.
“Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, tha Lu.
Deklarata e Lu vjen tre orë pas takimit me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
AlpeNews.al


