• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 MUAJ PAS VDEKJES/ Përlot shkrimtarja me mesazhin për të birin: “Kraharori yt ende jep gurgullimë…”
Home
Aktualitet
Kronikë

1 MUAJ PAS VDEKJES/ Përlot shkrimtarja me mesazhin për të birin: “Kraharori yt ende jep gurgullimë…”

7 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Pas ngjarjes më të rëndë që mund t’i ndodhë një nëne, sot një muaj, shkrimtarja Flutura Açka vjen me një mesazh rrëqethës për të birin.
Djali i vetëm i shkrimtares u nda nga jeta një muaj më parë pas i nuk mundi t’i mbijetonte një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

“Ti kishe kaq qiell brenda teje, sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy, e drita xhelozohej kur fikej mramjeve, horizontit ankohej,”- shkruan ndër të tjera shkrimtarja duke i kënduar djalit vargje nga “The terrible beauty” (bukuri mizore) nga John Keats, shoqëruar edhe me një foto të tijën.

Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,
sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,
e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,
horizontit ankohej,
se s’mundej me të ngja ty.
Kurdisur n’buzëqeshje
kraharori yt ende jep gurgullimë,
andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët
të trishtimit tonë, mësyn.
Është larg, n’rini të përjetshme,
mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,
i pakorruptueshmi shpirt,
i papërlyemi kurm,
e pavramja ndjenjë,
xeherore qe s’e prek kush thellimave,
ekzistencë diku, gega im,
“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.
Ti dashuria që ecje,
ti buzëqeshja baretëse,
ti i thikti rrezatim mirësie,
kushedi në ç’mors lexon tani,
vajin tonë që lutet për kthim.
Ti roja i dritës,
përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,
të na derdhin mjerim.
Tani shkel në dhera të pastra,
e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,
ti nezra e përjetshme,
nuk fikesh si kandil,
as flakë qiriri topitur erës,
shembëllim i largët i një ylli kushediku,
tatuazh i shpirtit mbet…

“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats

AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi del garant/ Argjentina i mund të gjithë sepse ka kualitete...
Previous article FOTO/ Prokurën e shkruajti në gjuhën turke, por ja ku ndodhet në të vërtetë Adriatik Llalla

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT