• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
(E PLOTË) DEBATI Basha-Ruçi/ Ndërpritet për herë të dytë seanca: Trego se çfarë po bën dyshja Rama-Xhafaj
Home
Shqipëri

(E PLOTË) DEBATI Basha-Ruçi/ Ndërpritet për herë të dytë seanca: Trego se çfarë po bën dyshja Rama-Xhafaj

7 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

 Pas rinisjes së seancës, ka qenë sërish kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka marrë fjalën dhe ka kërkuar sërish që të jetë në sallë Rama dhe Xhafaj.

Basha: E shoh që keni dështuar zoti Ruçi për të sjellë në këtë sallë dy personazhet kryesore të skenarit kriminal për mbrojtjen dhe pandëshkueshmërinë e ministrit të brendshëm, Tahiri dhe të klanit mafioz të vëllezërve Xhafaj, çfarë kanë këta të dy më të rëndësishme që nuk vijnë sot në Kuvend të përballen me opozitën, me qytetarët, me median.

Përgjigjen na e kanë borxh ata, nëse refuzojnë të vijnë, jemi gati tua japim me fakte dhe prova se çfarë gjëje më të rëndësishme ka Rama dhe Xhafaj, që nuk e lejojnë të vijë në këtë sallë, të qeverisë, të mbledhë qeverinë, por që i kanë detyruar të shpenzojnë ditën dhe natën në skenarë kriminalë të shkatërrimit dhe fshehjes së provave për hetimet për Tahirin, për Agron dhe Fatmir Xhafaj.

Ruçi: Fuqia është kushtetuta, ligji, rregullorja, nuk e marr personale. Në zbatim të tyre kryetari i Kuvendit ka detyrimin ti sigurojë institucioneve kushtetuese dhe ligjore sot ti raportojnë Kuvendit. Nëpërmjet uzurpimit të foltores nga ana juaj bën që kjo kërkesë e kushtetutës, e ligjit, të mos zbatohet, nëse quani pafuqinë time tu heq me forcë juve nga foltorja, kuvendi nuk është vendi i mundjes, dhe forcës por zbatimit të ligjit.

Kryeministri apo gjithë qeveria vjen pasi deputete kërkojnë seancë pyetje, mocion me debat apo mosbesimi, që juve nuk e keni bërë, nëse e bëni do të futet në axhendë kjo.

Ata janë në punën e tyre duke biseduar me aktorë dhe faktorë ndërkombëtarë dhe në momentin e duhur do të jenë prezent për të ushtruar detyrat e tyre për të diskutuar dhe miratuar ligjet që pasojnë.

Basha: Ju flisni për një realitet që ekziston vetëm në kokën tuaj. Ligji nuk funksionon në asnjë vend, keni therur Kushtetutën, duke emëruar kukullën tuaj, për të liruar Saimir Tahirin dhe për të mbrojtur Xhafën. Lat gati për të vdekur Florian Onuzin se nuk ka lekë për të blerë bukë për fëmijët se ngriti zërin kundër traut në Kukës dhe lini të lirë Saimir Tahirin që pi birra nga ballkoni në bllok. Rama dhe Xahfaj nuk kanë asnjë punë të rëndësishme për të bërë, por vetëm duan të shpëtojnë lëkurën e tyre.

Basha: Kush ndihet i kërcënuar nga Saimir Tahiri, kush takohet me Tahirin, është i njëjti që kërkoi largimin e Dritan Zaganit. Është Edi Rama që fshihet pas Saimir Tahirit.

Ruçi: Ulu të dëgjojmë këto tre institucionet dhe do ta jap ty fjalën të parit, se ti je regjistruar.

Basha: Ka iku koha kur ju i hiqni fjalën kundërshtarit. Ejani dhe përballuani me të vërtetat.

Ruçi: Ndërpritet sërish seanca, pushim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha flet me emra/ Ja kush janë tradhtarët e paktit detar me Greqinë
Previous article Geta Beqa medaljen e parë ia dedikon viktimave të luftës në Kosovë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT