Marrëdhëniet mes LSI dhe PD nuk janë ne momentin e tyre me te mire te mundshëm, megjithe aksionet e përbashkëta publike.
Kjo eshte konfirmuar nga deputeti Nasip Naço, i cili ne studion e emisionit “7pa5” ne Vizion Plus, tregoi dhe arsyet te ndarjes mes palëve.
Naço e thekson edhe me shume hendekun kur flet per aksione te ndara mes opozitës dhe frontit opozitar ne te ardhmen.
Per deputetin e Lëvizjes Socialiste per Integrim, është ende herët per te diskutuar ne lidhje me aleancat e mundshme për zgjedhjet lokale te 2019.


