• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ARNA-ARNA”/ Raporti zyrtar i marsit: Tiranë-Durrës është në gjendje të kënaqshme! Por rruga është e tmerrshme
Home
Sociale

“ARNA-ARNA”/ Raporti zyrtar i marsit: Tiranë-Durrës është në gjendje të kënaqshme! Por rruga është e tmerrshme

7 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar së fundmi dy raporte që lidhen me kontratat e nënshkruara me kompanitë që kanë fituar të drejtën mirëmbajtjes së disa akseve në vend bazuar në performacë.

Bëhet fjalë për kontratën A që përfshin Veriun e Shqipërisë me një gjatësi 336 kilometra dhe Kontratën B që përfshin Tiranën, Dibrën e një sërë rajonesh të tjera me gjatësi të rrjetit rrugor 286 kilometra. Ky model i kërkuar me këmbëngulje nga Banka Botërore dhe mbështetur financiarisht prej kësaj të fundit, ende mbetet pezull për shkak të rishikimit që ju bë kontratave. Këto të fundit më herët shfaqën problematika pasi gjendja reale e asetit rrugor nuk përputhej me atë të raportuar.

Tiranë-Durrës raportohet në gjendje të kënaqshme

Nëse ka një rrugë për të cilën ka ankesa, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet, ajo është autostrada Tiranë-Durrës. Por nuk duket kështu në sytë e institucioneve zyrtare të cilat në mars si për ironi raportonin se “kushtet e asfaltit kërkojnë mirëmbajtje periodike dhe punime rehabilitimi, drenazhi mund të kërkojë punë të vogla rehabilituese kurse siguria raportohet në përgjithësi në gjendje të kënaqshme”.  Kushdo që e ka përshkuar këtë rrugë së fundmi e kupton fare mirë që gjendja që paraqitet në dokumente është shumë larg realitetit.

I njëjti dokument raporton se trafiku në këtë rrugë konsiderohet të jetë i lartë (në rangun  prej 20.000‐30.000 dhe në disa seksione> 30.000) në  krahasim  me  rrugët  e  tjera  të  Shqipërisë,  për  shkak  të  bizneseve  dhe zonave industriale, qendrave të mëdha  tregtare dhe se rruga konsiderohet shumë e rëndësishme edhe për shkak të lidhjes me Aeroportin e Rinasit.

Qeveria raportoi pak muaj më parë se po parashikonte ndërhyrje në autostradën Tiranë-Durrës dhe vetëm hedhja e disa shtresave asfalt do të kërkonte 11 milionë euro. Por kjo sigurisht do të ishte e përkohshme pasi me një shumë të tillë nuk mund të bëhet zgjidhja përfundimtare e problematikës që ka rruga e cila do plot 30 milionë euro.

 Detajet e kontratës A

Zona e projektit sipas raportit të publikuar nga ARRSH përfshin Lezhe, Shkodër, Pukë, Kukës dhe Bajram Curri, si dhe zonat kufitare Muriqan, Hani i Hotit, Vermosh (që përfaqësojnë tre kufijtë në Mal të Zi) dhe Qafe Morinë (kufiri në Kosovë).

“Ato përfshijnë dy rrugë relativisht të sheshta të tilla si SH1 (Lezhe-Hani i Hotit), dhe rrugët e vjetra kodrinore / malore të ngushta në kushte shumë të këqija, që kërkojnë rehabilitim të gjerë (SH5_Shkoder – Kukës). Rruga që mbledh më së shumti trafikun është SH1_Lezhe-Shkodër (pjesë e korridorit Veri-Jug). Të gjitha rrugët konsiderohen në mënyrë të arsyeshme afër qytetit të Shkodrës. Rrugët SH5 dhe SH22 (Qafë-Mali Qafë-Morinë) zakonisht paraqesin disa probleme aksesi dhe vështirësi në qëndrueshmërinë gjatë periudhës së dimrit, duke kërkuar mirëmbajtje të rëndë dimërore” thuhet në raport.

Kompania që do të bëjë mirëmbajtjen sipas kontratës është bashkimi i GECI l.t.d dhe Bioliap a.t.e.v.e për një vlerë 21.2 milionë euro.

 Detajet e kontratës B

“Rrugët sipas kontratës B sipas ARRSH,  janë të vendosura në Tiranë (duke përfshirë Durrësin) dhe rajonet e Dibrës dhe lidhin qytetet e Tiranës, Fushë Krujës, Lezhës, Peshkopisë, Durrësit dhe Rrogozhinës.

“Ato përfshijnë rrugë relativisht të reja të sheshta në gjendje të mirë dhe rrugë të vjetra

kodrinore / malore në kushte të kënaqshme dhe të këqija (SH6_Skuraj-Peshkopi), që

kërkojnë rehabilitim të gjerë. Rrugët që mbledhin pjesën më të madhe të trafikut janë

SH2_Tirana-Durrës (pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe lidhja e kryeqytetit me portin kryesor të vendit), SH1_Tirane-Lezhe (pjesë e Korridorit Veri-Jug) dhe SH4_Durres-Rrogozhine pjesë e korridorit Veri-Jug).

Të gjitha rrugët ndodhen në mënyrë të arsyeshme pranë Fushë-Krujës, pa probleme të aksesit ose ndonjë rrethanë tjetër të veçantë që ta bërë mirëmbajtjen e tyre veçanërisht të vështirë, me përjashtim të rrugës SH6, e cila është e ngushtë dhe kodrinore dhe shpesh kërkon pastrimin e borës dhe me prezencë të akullit, si dhe rrëshqitjet e tokës janë të pranishme në disa pjesë” thuhet në raport.

Edhe në këtë rast fitues i kontratës 5 vjeçare është i njëjti bashkim kompanish GECI l.t.d dhe Bioliap a.t.e.v.e për një vlerë 19.6 milionë euro. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT NE VLORE/ Dalin DETAJE, të dyja palët u përgatitën për sulm ndaj njëri tjetrit, arma në makinë...
Previous article Ish-klubi i Tramezzani-t ofertë zyrtare për trajnerin Gianni De Biasi

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT