• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debati te “Ligjet” pa praninë e medias/ Mazhoranca në provë për të gjetur 84 vota për magjistratët e rinj
Home
Shqipëri

Debati te “Ligjet” pa praninë e medias/ Mazhoranca në provë për të gjetur 84 vota për magjistratët e rinj

7 June, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Maxhoranca do të vihet para provës së 84 votave në Parlament për të miratuar projektligjin, që parashikon një ndryshim në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Duke qenë se vonesat në zbatimin e vetingut kanë bllokuar emërimet në Shkollën e Magjistraturës, maxhoranca ka propozuar një nismë që i lejon hapjen e konkursit për 50 magjistratë të rinj pa veting.

Por kjo nismë është kundërshtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi emërimi i magjistratëve do të bëhet nga Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pra, nga institucionet aktuale dhe jo nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

PS nuk i ka e vetme votat për ta miratuar këtë ndryshim ligjor dhe e vetmja zgjidhje mbetet LSI-ja. Por dje, ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naço, kundërshtoi dje emërimin e magjistratëve të rinj nga KLD-ja dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Sipas tij, magjistratët e rinj do bëhen pjesë e “llumit të KLD-së” aktuale.

“Mos i përzieni këta magjistratë me një pjesë të llumit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do t’ju lutesha përsëri, ju lutem mos i përzieni. Në qoftë se dikush do të bëjë qokën e radhës, e ka gabim që ngatërron Reformën në Drejtësi. Sepse ju doni t’ia çoni Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por zotëri vendet vakante nuk i shpall KLD-ja dhe prej dy vjetësh e kam parë që nuk e shpall as Tiranën, as Durrësin dhe shpall vetëm Tropojën, për t’i thënë që do të vish në Tiranë, ke punë me mua, ndërtoji marrëdhëniet me mua që të të sjell në Tiranë”, ka thënë dje Naço.

Por kryetari i Komisionit të Ligjeve ka thënë se për këtë nismë do të lihet kohë që ta miratojnë. Ai është shprehur se vonesat në veting kanë krijuar një ngërç dhe si i tillë, duhet të vihet në funksion Shkolla e Magjistraturës.

“Gjithsesi, le të mbetemi parimisht që do të ndiqet një parim i meritës së studentëve apo kandidatëve magjistratë në emërimin që do të bëjë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ky aktuali që është”, ka thënë Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Napoli nis punën për sezonin e ri/ Carlo Ançelotti merr me vete një ish-kampion
Previous article Vetëm 7 ditë nga Botërori, Mohamed Salah “frikëson” Egjiptin

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT