• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjata “SULMON” ambasadorin, mbron ish kryeprokurorin: Llalla po vuan pasojat e përplasjes me Donald Lu!
Home
Aktualitet
Drejtësi

Gjata “SULMON” ambasadorin, mbron ish kryeprokurorin: Llalla po vuan pasojat e përplasjes me Donald Lu!

6 June, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Konstitucionalisti Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit nga gjyqësori në lidhje me Vettingun, por edhe atë që po ndodh në organin e akuzës deklaroi se procesi i kontrollit më parë duhet të fillonte nga politika. Sipas tij, këtë lloj drejtësie në gjithë këto vite e ka prodhuar politika.

Duke u ndalur te çështja e Adriatik Llallës, që aktualisht ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe të hënën do të vendoset nëse do të përballet me Vettingun, pasi hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë, Çlirim Gjata tha se nëse nuk do të kishte përplasje me ambasadorin amerikan nuk do i kishte këto pasoja.

“Vettingu të fillonte nga politika. Këtë lloj drejtësie e ka prodhuar politika për ta pasur. Merruni me pasuritë e politikanëve, çfarë kanë.

Ndërkohë që pse nuk janë dërguar në ndjekje penale atë që janë shkarkuar nga puna? Adriatik Llalla? Po mos të kishte përplasjet me ambasadorin amerikan nuk do i kishte këto pasoja”, deklaroi Gjata per Report TV.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier për një kompani nafte. Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Ndërkohë që Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale; “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej disa muajsh jeton në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Drejtuesit e Galatasarait vizitojnë Milanon për futbollistin e Interit
Previous article VIPAT QË GUXUAN/ Kush janë moderatorët shqiptarë që provuan edhe këngën? Dështim apo sukses... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi Aktualitet

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT