• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U shoqëruan në polici, dy minatorët paralajmërojnë sërish protesta: Nuk do ndalemi, do kërkojmë…
Home
Sociale

U shoqëruan në polici, dy minatorët paralajmërojnë sërish protesta: Nuk do ndalemi, do kërkojmë…

6 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Taf Koleci, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë si dhe minatori në pension, Nikoll Gjoka kanë treguar detaje nga shoqërimi i tyre në polici, pas protestës që zhvilluan sot para Kryeministrisë.

 

Të ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Koleci dhe Gjoka thanë se ishin marrë në pyetje në Komisariatin nr.1 dhe më pas u lanë të lirë. Gjatë fjalës së tij Koleci paralajmëroi se javën që vjen do të zhvillohet sërish një tjetër protestë për të drejtat e minatorëve. Ai tha se prej vitesh politikanët e kanë mashtruar këtë kategori.

 

“U shoqëruam në komisariatin nr.1. U shoqëruam pasi duhet të deklaroheshim se cili ishte misioni jonë. Protestat tona do të jenë gjithnjë e në rritje. Do protestojmë dhe javën tjetër. Qeveria dhe politikanët na kanë mashtruar për tërë këto vite dhe deri tani nuk është bërë asgjë për këtë shtresë të marxhinalizuar. Ne kemi si detyrë të njoftojmë policinë e shtetit. Se ça bën kjo e fundit nuk e dimë. Ne po lobojmë me ministrinë dhe qeverinë shqiptare, presim”, pohoi Koleci, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, Gjoka tha se në datën 13 qershor në orën 10:00 minatorët do të hidhen sërish në protestë. “Ne kemi paraqitur një projekt që në 2016-ën. Me statusin jemi dakordësuar që në këtë vit. Pas dakordësimit janë bërë disa lëvizje nga ministri Gjiknuri. Por ai tha se nuk kanë fonde. Nuk po kërkojmë as 60 përqind të punës tonë. Kam dyshime të jashtëzakonshëm. Organet shtetërore duhet të çlirohen nga abuzimet. Ne kemi investuar për atë punë. Mosha mesatare e minatorit është 56 vjeç. Ne si grup nismëtarësh jemi përpjekur me sindikatat, kemi arritur të bashkohemi. Ne do të mblidhemi në datën 13 qershor, në orën 10:00, në një protestë pa afat”, pohoi Gjoka.

Kujtojmë se para se të niste protesta, policia paraqiti me shkresë mosaprovimin e saj për arsye procedurale, ndërsa tubimi u cilësua i paligjshëm. Minatorët kishin paraqitur kërkesën për protestë para kryeministrisë ditën e hënë por pavarësisht se nuk morën leje ata vijuan aksionin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Protesta e minatorëve, reagojnë dy ministritë: Një pjesë refuzon draftin e propozuar
Previous article Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Shpresoj se vizat do hiqen deri në fund të vitit

Redaktor2

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT