• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Shpresoj se vizat do hiqen deri në fund të vitit
Home
Rajon

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Shpresoj se vizat do hiqen deri në fund të vitit

6 June, 2018 Ina.Autor Rajon

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, gjatë vizitës së tij në Kosovë ku po mbledh informacion mbi përparimet që ka bërë vendi sa i përket liberalizimit të vizave, ka thënë se e kupton që ka pritje të mëdha për heqjen e vizave pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se nuk duhet fajësuar vetëm BE-ja për vonesën e heqjes së vizave pasi sipas tij Kosova këtë është dashur ta kryejë para dy viteve me Gjeorgjinë e Ukrainën.

Soltes ka thënë se personalisht është duke e bërë më të mirën për Kosovën dhe kjo do të vërehet mjaft qartë në raportin që do të publikohet.

“Ne nga Parlamenti Evropian jemi në favor të Kosovës për heqjen e vizave por kjo varet edhe nga raportet tjera që përgatiten. Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe reforma në sistemin gjyqësor dhe pavarësia e prokurorëve janë tema më rëndësi që janë diskutuar lidhur me liberalizmin e vizave”, tha ai para mediave kosovare.

Soltes theksoi se edhe transparenca në institucionet publike është një çështje e rëndësishme.
Lidhur me premtimet e liderëve shtetërorë se liberalizmi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, gjatë këtij viti, Soltes ka thënë se të gjithë janë në përpjekje për plotësimin e kërkesës për vizat dhe kjo të ndodh në muajt vijues.

“Pritjet janë shumë të mëdha, por siç e dini kjo nuk varet nga Parlamenti Evropian. Sinqerisht shpresojë që vërtet do të ndodh deri kah fundi i këtij viti”, përfundoi ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U shoqëruan në polici, dy minatorët paralajmërojnë sërish protesta: Nuk do ndalemi, do kërkojmë...
Previous article Manchester City ka një, ofertë të re për Jorginhon

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT