Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 150 punonjës të administratës janë ndëshkuar deri tani, pas denoncimit të qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’. Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë pastrimi i administratës, derisa të ketë zero vonesa dhe zero ryshfet.
“Sot numërojmë 10 mijë raste të regjistruar në platformë, por janë rreth 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara, që nga ndjekjet penale deri te paralajmërimet nga puna.
Është një numër ende shumë i vogël, sepse duhet të luftojmë çdo ditë së bashku me mbrojtjen që u bëhet shpesh punonjësve të administratës që janë shkaktarët e shqetësimeve të qytetarëve.
Do jetë qytetari ai që do të imponohet me forcën e ligjit dhe administrata do funksionojë në bazë të ligjit. Pra, do shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet”- tha Rama.


