• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE/ Rama: Tani nuk zgjidhen më punët me miq, harrojeni rryshfetin nën dorë
Home
Shqipëri

LIVE/ Rama: Tani nuk zgjidhen më punët me miq, harrojeni rryshfetin nën dorë

6 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Në komunikimin me qytetarët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se: “10.000 adresime të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit, luftuar së bashku vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të rryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët

Sa me shume t’a perdorim Platformen e Bashkeqeverisjes aq me shpejt do te kemi sherbimet qe njerezit meritojne ne zyrat e shtetit”.

Rama u shpreh se “Tani nuk zgjidhen më punët me miq, harrojeni rryshfetin nën dorë. Mik per ju është qeveria”.

Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin e tyre për të adresuar problemet, duke shtuar se qëllimi i ‘platformës bashkëqeverisëse’ nuk është vetëm zgjidhja e problemeve, por edhe identifikimi i atyre punonjësve që janë mbartës të zakoneve të këqija dhe që shkelin të drejtat e qytetarëve.

“Sa më shumë qytetarë të angazhohen për të ngritur zërin e tyre, për të adresuar ankesat e tyre direkt te anëtari i qeverisë që mbulon sektorin nga ku vjen shqetësimi, aq më shpejt do kemi një administratë që do shërbejë me zero ryshfet. Mund të ktheheni në njerëz që keni gjithëfuqinë për të zgjidhur problem, duke pasur mik drejtpërdrejtë qeverinë. Qëllimi i platformës është i dyfishtë, jo vetëm të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë ata që janë mbartës të zakoneve të këqija dhe që shkelin të drejtat e qytetarëve.

Sot numërojmë 10 mijë raste të regjistruar në platformë, por janë rreth 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara, që nga ndjekjet penale deri te paralajmërimet nga puna. Është një numër ende shumë i vogël, sepse duhet të luftojmë çdo ditë së bashku me mbrojtjen që u bëhet shpesh punonjësve të administratës që janë shkaktarët e shqetësimeve të qytetarëve. Do jetë qytetari ai që do të imponohet me forcën e ligjit dhe administrata do funksionojë në bazë të ligjit. Pra, do shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet”.

 

ERTV Live😊: Salla e Hartave në Kryeministri – 10.000 adresime të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit, luftuar së bashku vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të rryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët🤝Sa me shume t’a perdorim Platformen e Bashkeqeverisjes aq me shpejt do te kemi sherbimet qe njerezit meritojne ne zyrat e shtetit.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 6. Juni 2018

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane zgjedh ekipin e ri, do të jetë në krye të skuadrës...
Previous article Erblira Bici e mbyll aventurën, me LPM Pallavolo Mondovi

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT