• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjerimi i NATO-s në takimin e korrikut
Home
Nderkombetare

Zgjerimi i NATO-s në takimin e korrikut

5 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior përballen me sfida të sigurisë ndërsa përgatiten për takimin e muajit korrik në Bruksel. Mes sfidave madhore për vendet e NATO-s janë rritja e tensioneve me Rusinë, e cila prej kohësh ka kundërshtuar zgjerimin e aleancës në Evropën Lindore. Para takimit të 11 korrikut, katër vende kanë deklaruar synimet e tyre për t’u anëtarësuar në aleancë.

Që nga viti 1949, anëtarësimi në NATO është rritur nga 12 në 29 vende gjatë shtatë raundeve të zgjerimit. Në maj, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi nevojën për një aleancë më të fuqishme.

“Jetojmë në një botë më të paparashikueshme, kemi nevojë për një NATO të fuqishme, dhe duhet të investojmë më shumë për sigurinë tonë.”

Këtu përfshihet zgjerimi me vende të reja për forcuar aleancën. Ish-senatorja Kay Bailey Hutchinson është Përfaqësuese e Përhershme e Uashingtonit në NATO.

“Jemi atje për të përcaktuar standardet dhe që t’i ndihmojmë t’i plotësojnë ato. Kjo është politika e dyerve të hapura, një politikë dinamike.”

Një politikë e tillë mund të shërbejë si baraspeshë ndaj rritjes së influencës ruse në Ballkan, thotë ish-zëvendës shefi i NATO-s Alexander Vershbow.

“Rusët janë ndoshta më këmbëngulës dhe më të paskrupullt në metodat e tyre. Prej kohësh janë munduar të dekurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të anëtarësohen në NATO. Mendoj se Maqedonia është objektivi kryesor tani. Përparimi drejt arritjes së një marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, hap rrugën për negociata të mundshme për anëtarësim, madje edhe brenda këtij viti.”

Greqia kundërshton emrin e atij vendi duke thënë se përbën pretendim territorial të rajonit verior grek me të njëjtin emër. Përfshirja e Perëdimit në çështjen e emrit mund të lehtësojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por vetëm nëse Shkupi përmbushë kërkesat strikte të Aleancës. Sarah Macintosh është ambasadore e Britanisë në NATO.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen në NATO, duhet të plotësojnë standardet dhe kriteret që kërkohen dhe pastaj do të anëtarësohen.”

NATO ka përditësuar faqen e saj në internet duke përfshirë katër vendet që kanë shprehur synimet për anëtarësim. Ato janë Ukraina, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia dhe Maqedonia.

Mes kërkesave për anëtarësim, është edhe zotimi për të shpenzuar të paktën 2 për qind të prodhimit të brendëshëm për mbrojtjen, një angazhim që aktualisht e përmbushin vetëm pesë vende, ndër to Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pesticidi i RREZIKSHËM në ushqime/ “Methomyl” i ndaluar që nga 1992, por përdoret sot
Previous article Florian Marku: Serbi ka për ta parë veten pa ndjenja, do ta mund që në raundin e parë

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT