• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA ORIKUMI/ Rama: Aeroporti i Vlorës hapet brenda 2020, do të KONKUROJË Rinasin
Home
Shqipëri

NGA ORIKUMI/ Rama: Aeroporti i Vlorës hapet brenda 2020, do të KONKUROJË Rinasin

5 June, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nga Orikumi i Vlorës, Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen e tij se aeroporti i këtij qyteti, puna për të cilin do të nisë shumë shpejt, do të hapet para fundit të vitit 2020, duke nisur konkurrencën edhe me aeroportin e vetëm funksional në Shqipëri, atë të Rinasit.

“Jemi duke diskutuar dhe negociuar kontratën për Aeroportin e Vlorës, që besoj se do të nisë nga puna së shpejti. Një investim i konsiderueshëm me një vlerë të konsiderueshme, por mbi të gjitha për tej vlerës financiare bëhet fjalë për një portë të re hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë. Një aeroport tërësisht konkurrues me aeroportin e Rinasit, që do të krijojë lehtësira të jashtëzakonshme për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që do të vijnë në këtë zonë.  Kam bindjen se ne do të mund ta realizojmë aeroportin në një kohë më të shpejtë se parashikohet dhe uroj që të do të dali siç unë kam bindjen dhe praktikisht ne ta kemi të hapur aeroportin pak përpara përfundimit të vitit 2020”, tha Rama.

Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akernisë 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier, në afërsi të ndërmarrjes së Kripës. Investimi do të bëhet 100% me paratë e firmës private, ku turqve ky projekt do t’i kushtojë 98 milion euro. Ata do të marrin menaxhimin ndërsa qeveria do t’i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës partneritet publik – privat.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se në vitin 2018 Shqipëria pret 15% turistë më shumë se në vitin 2017. “Synojmë Shqipërinë një destinacion kryesor të ofertës mesdhetare për tregjet ndërkombëtare të turizmit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Harvey Weinstein shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat për përdhunim!
Previous article Provokim? I hedhin flamurin RUS në skenë, Dua Lipa bën reagimin më të mirë të mundshëm, mos e humbisni! (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT