Qyteti i Vlorës u përgjak në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me vdekjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj.
Atentatet nuk kanë fund në vendin tonë pasi policia ka njoftuar një tjetër ngjarje të ngjashme por fatmirësisht pa viktima në qytetin e Durrësit.
Gjatë mesnatës në lagjen nr. 6 në Durrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri drejt një mjeti tip “BMW” të tipit të fundit.
Mjeti është në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale S.N i cili ka shpëtuar pa u lënduar nga të shtënat.
Autor i dyshuar për këtë ngjarje është identifikuar 25-vjeçari me iniciale E.B banues në Durrës i cili ka shtirë me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të mjetit ku ishte në timon 28-vjeçari.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konflikti ka lindur mes palëve, brenda ambienteve të një pike lloto, për motive të dobëta.
Ndërsa 25-vjeçari e ka ndjekur 28-vjeçarin duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit.
Forcat policore po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.


