• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINDËRTOHET SKENA E VRASJES SË KOMISARIT/ Nga SMS-të e Kristaq Lecit tek përleshja e Cukut me Shallarin
Home
Breaking News

RINDËRTOHET SKENA E VRASJES SË KOMISARIT/ Nga SMS-të e Kristaq Lecit tek përleshja e Cukut me Shallarin

5 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në dosjen hetimore sqarohet me detaje dhe skena e saktë e vrasjes së komisarit Artan Cuku mbrëmjen e 8 prillit 2017-të. Ka qenë vetë ekzekutori Mikel Shallari i cili ka sqaruar se qëndronte në kafazin e brendshëm të shkallëve ku banonte Cuku dhe se u njoftua me SMS nga Kristaq Leci në momentin që Cuku po ngjiste shkallët.

“Ditën e krimit i pandehuri ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve. Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh”,-thuhet në dosje.

Në ashensor mësohet se Cuku ka hyrë për ti shpëtuar plumbave, por Shallari e ka ndjekur nga pas dhe në momentin që ky ka tentuar të dalë për tu përleshur me të i ka dhënë goditjen finale në kokë
“Viktima mbijetoi dhe tentoi të hynte në ashensor, por i pandehuri iu vu nga pas dhe e qëlloi edhe aty. Më pas, provohet se viktima doli nga ashensori, duke tentuar të përleshej me autorin, por i pandehuri e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen fatale në kokë”,- thuhet në dosje.

ITINERARI QË NDOQI SHALLARI PAS VRASJES
Në dosje përmendet se pas i pandehuri është larguar sipas një itinerari të paramenduar, ndonëse atë ditë iu desh të flerë në shtëpinë e një shoku pasi organizatori Jambelli nuk ka shkuar në vendtakim.

“Tek sheshi “Willson” mori një taksi e cila e çoi deri tek “Astiri” Unaza e Re ku e kishte lënë të takoheshin me bashëkautorët Jambelli dhe Leci. Në vendtakim u paraqit vetëm Leci, kurse Jambelli jo. Pasi e pritën më shumë se një orë, i pandehuri i telefonoi shkut të tij Xhenildo Gogo, duke i kërkuar që të flinte atë natë në apartamentin e tij bashkë me kushëririn. Shoku i tij ka tregur më vonë në polici se Shallari ka thyer telefonat celularë dhe ka shkatërruar kartat sim pranë banesës së tij në Paskuqan. Të nesërmen në mëngjes u ndanë nga njëri-tjetri dhe u takuan pasdite bashkë me organizatorin. Leci e kërkoi në telefon përmes celularit të motrës”,- sqarohet në dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet e vdekur në apartamentin e saj stilistja e famshme. Dyshohet se...
Previous article Kolumbia në Botëror mund të krenohet me gazetaren seksi! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT