• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA KOMISARIT/ Si dështoi kushëriri i Shallarit të vriste ARTAN CUKUN dhe takimi në kafe me porositësin… (DOSJA)
Home
Breaking News

VRASJA KOMISARIT/ Si dështoi kushëriri i Shallarit të vriste ARTAN CUKUN dhe takimi në kafe me porositësin… (DOSJA)

5 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndërsa në media ka qarkulluar lajmi se ndaj Artan Cukut ishte bërë edhe një tentativë për ta vrarë një ditë para krimit, teksa qëndronte në kafe, në dosjen e Prokurorisë mësohen të gjitha lëvizjet e autorëve.

“I pandehuri pranon se nuk e njihte viktimën Artan Cukun, atë ia pat treguar porositësi i krimit duke shkarkuar një foto të tij nga interneti dhe duke i bërë të ditur automjetet me të cilat lëvizte viktima dhe vendin ku i parkonte para se të hynte në banesë”,- thuhet në dosje.

Shallari ka treguar se tentativa u krye një ditë para vrasjes së Cukut dhe rolin e ekzekutorit e kishte marrë kushëriri i tij, Kristaq Leci, ndërsa armët i kishte siguruar Bledar Jambelli.

“Plani i vrasjes u thur nga mesi i dhjetëditëshit të tretë të marsit dhe fillimi i prillit 2017; me porosi të Bledar Jambellit (organizatorit) dhe me ndihmën e Kristaq Lecit kushëririt të tij vëzhguan territorin rreth banesës së viktimës, dhe e ruajtën atë për të gjetur rastin e volitshëm. Një tentativë u synua të kryhej paraditen e datën 7 prill 2017, ku rolin e ekzekutorit e pati marrë përsipër djali i dajës së tij, Kristaq Leci, i veshur me të njëjtat tesha që të nesërmen i veshi i pandehuri”,- theksohet në dosje.

Në dosje përshkruhen me detaje pozicionet e tyre, madje Shallari tregon dhe arsyet pse tentativa dështoi.

“Të dy u pozicionuan tek hapësira me bar përbri parkimit, përballë godinës së Universitetit “Marin Barleti” ku mbanin të fshehura edhe armët. E identifikuan viktimën, i cili u ul në një kafe aty pranë, i pandehuri Leci me armët në brez e ndoqi nga pas por nuk e kreu aktin nga frika e identifikimit, për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve në atë orë. I pandehuri Shallari shpjegoi se si ata vëzhgoheshin nga organizatori Jamblelli, i cili i nxiti që të qëllonin”,- sqarohet në dosje.

Ai po ashtu ka treguar edhe takimin në mbrëmje në kafe me organizatorin dhe bisedën me tone fyese të tij si dhe porosinë e prerë që krimi të kryhej brenda ditës së nesërme.

“Në mbrëmje vonë, të tre të pandehurit u takuan në një lokal, ku organizatori me tone fyese shprehu pakënaqësinë ndaj tyre dhe i nxiti që krimin ta kryenin të nesërmen. I vënë përpara presionit dhe i detyruar nga Jambelli për shkak se kishte pranuar para, Shallari pranoi ta kryente ai krimin. Një herë në dy ditë ai kishte marrë instruksione të qarta që të ndryshonte numrat e telefonit. Ai komunikonte vetëm me të pandehurin Leci, ndërsa me Bledar Jamblellin nuk ka komunikuar kurrë në telefon përveçse përmes këtij të fundit”,- thuhet ndër të tjera në dosjen e vrasjes së Artan Cukut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare/ Mesfushorin brazilian Fred, transferohet te Manchester United
Previous article Formula 1/ Alonso kërkon ndryshimin në pistën e Montrealit

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT