Ish ministri i LSI Ylli Manjani vijon ne gjurmet e kryetares se tij Monika Kryemadhi diversionin ndaj PS per bashkine e Tiranes.
Manjani thote se Erion Veliaj eshte nje talent ne politike dhe per kete ai duhet t’u hape rruge te tjereve per bashkine e Tiranes.
Sipas tij duhet te marrin fund njehere e mire bashkite politike, dhe ti hapet rruga teknicieneve dhe njerezve qe bejne punen, duke mos thene ndonje emer qe ka ne mendje.
Postimi i Manjanit:
Bashkitë politike duhet të kenë një fund!
Është e papranueshme që edhe përgjedhja e kandidatëve për Kryetarë bashkish të mbetet në pronësi të partive!
Veçanërisht Bashkia Tiranë përceptohet si fat-vendosja për drejtuesit e partive kryesore në vend, që do të thotë edhe e qeverisë.
Është e padrejtë kjo sjellje politike! Shumë e padrejtë madje!
Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve?
Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!
Si ka mundêsi që qytetet tona nuk prodhojnë kandidatë jo politikë për të administruar punët e qytetit?!
Po pse u dashka të harxhojmë kohë publike me debatin: “do kandidojë Erioni apo jo”?!
Erioni, meqe ta fjala, është pjesë e politikës. Pjesë aktive madje!
Ai është talent i lindur për politike dhe pë mua një kandidat i denjë për të marrë drejtimin e PS-së.
Prandaj dhe duhet ti hapet rruga qytetarëve të Tiranës të propozojnë njerëzit e tyre jo politikë, që të merren me qytetin pa e pasë mendjen tek PR politik për llogari të partisë dhe të ardhmes së tyre në parti!
Kjo është vetqeverisje vendore! Nuk ka vetqeverisje me “dorën e ngrohtë” të partisë mbi supe!
Ky model na e çpifi! Mjaft më me lojën e bashkisë për partinë!
Opozita veçanërisht ka në dorë të “diktojë” standartin e qytetarisë, duke mbeshtetur kandidatë të qytetit dhe jo të forumeve.
PS të bëjë si të dojë, por ja vlen përplasja e standarteve: qytetari përballë politikës!
Opozita nuk mund të harxhojë kohë me analiza të kandidatëve politikë!
Opozita ka shancin të rrjeshtohet me standartin: bashkitë në duart e qytetarëve dhe jo politikanëve.
Është koha për të ndarë partitë nga bashkitë!
Kush e bën këtë do ta mbështes me të gjithë fuqinë!


