Sali Berisha thotë se negociatat nuk do të hapen në qershor.
Sipas ish-kryeministrit, në qershor Bashkimi Europian do japë vendim negativ për integrimin.
Për Berishën, bllokues është kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për t’i rrëzuar nga pushteti pasi veç PD mund ta çojë vendin para.
Postimi i plotë
Xhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!
Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.
Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:
“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.
Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.
Pra te dashur miq, Fatziu i Droges po mban peng hapjen e negociateve te Shqiperise me Bashkimin Europian! Kjo fakton edhe njehere se Edvin Kristaq Rama, midis Europes dhe Droges ka zgjedhur Drogen dhe parate e saj te krimit!
Largimi tij nga pushteti eshte rruga e vetme per te ecur drejte Bashkimit Europian! sb


