• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin sulmon Sorosin: Po synon destabilizimin e euros
Home
Nderkombetare

Putin sulmon Sorosin: Po synon destabilizimin e euros

5 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i shtetit nuk do ta pranonte kurrë mbështetjen për Xhorxh Soros i cili përflitet për rrekjet e tij për të “rrëzuar euron”, ndërkohë që Kremlinit i kërkohet të pastrojë figurën në lidhje me kompanitë private që përzihen me politikën’, ka thwnw Vladimir Putin nw njw intervistw për televizion austriak ORF.

Në një intervistë të publikuar një ditë më parë me presidentin e Rusisë nga Armin Wolf i kanalit shtetëror austriak ORF, Putin wshtw marrë gjatë me të ashtuquajturat ‘fermat e trolleve’, për të cilat Moska shpesh akuzohet nga mediat perëndimore.

Këto ‘ferma’ të parëndësishme u japin kredi shumë bamirësve, të cilët dyshohet se ndikojnë tek votuesit nëpërmjet mediave sociale në përpjekje për për të siguruar fitoren e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Kur u pyet për marrëdhëniet e tij personale me biznesmenin Evgeni Prigozhin, i cili fajësohet nga Perëndimi për sponsorizimin e ‘trolleve’ të bazuara në Shën Petersburg, Putini u përgjigj duke thënë: ‘E çfarë?! Unë njoh shumë njerëz në Moskë dhe Shën Petersburg’.

Presidenti tha se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të internetit të Prigozhin dhe se çfarëdo që të ishin ata, ‘shteti rus nuk ka të bëjë fare me to.’

Putini më pas ngriti çështjen e standardeve të dyfishta, duke bërë një analogji me një figurë veçanërisht të diskutueshme në lidhje me çështjet aktuale evropiane .Putin iu përgjigj indirekt akuzave të filantropit hungarez Xhorxh Soros se Putin po financon ministrin e Brendshëm në Itali.

Shefi i Kremlinit tha se Soros po ndërhyn në shumë vende nëpër botë, duke patur si synim destabilizimin e euros.

‘Ka një personalitet të tillë në SHBA-z. Xhorxh Soros, i cili ndërhyn në të gjitha çështjet në mbarë botën. Unë shpesh dëgjoj nga miqtë e mi amerikanë se “Amerika si shtet nuk ka të bëjë fare me aktivitetet e tij’, tha Putin, i cili po udhëton për në Austri në një vizitë zyrtare.

‘Po qarkullojnë shumë zëra se zoti Soros po planifikon destabilizimin e euros. Ekspertët tashmë e diskutojnë këtë. Pyesni Departamentin e Shtetit [SHBA] se pse po e bën ai këtë. Departamenti i Shtetit do të thotë se nuk ka të bëjë fare me të -madje është çështje private e zotit Soros. Me ne, private është çështja e z. Prigozhin. Kjo është përgjigjja ime. A jeni të kënaqur me të?’, Tha ai.

Xhorxh Soros, 87 vjeç, është një investitor dhe filantrop. Miliarderi hungarezo-amerikan, ndër të tjera, mbështet OJQ të shumta në ish-shtetet sovjetike, në Evropën Lindore, Afrikë dhe vende të tjera, duke promovuar një agjendë proamerikane.

Në vitin 2015, organizatat e mbështetura nga Soros ishin në listën e zezë në Rusi si ‘një kërcënim për themelet e sistemit kushtetues … dhe sigurinë e shtetit’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Hungari-Kore 9-0, ja dhjetë fitoret më të thella në historinë e Botërorëve
Previous article Dita e gjykimit, te Skënderbeu janë në ankth për të ardhmen

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT