• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH/ Tifozët e Milanit “FURNIZOHEN” me lëndë narkotike nga Shqipëria (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

ÇFARË PO NDODH/ Tifozët e Milanit “FURNIZOHEN” me lëndë narkotike nga Shqipëria (DETAJET E REJA)

4 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia italiane e Milanos ka ekzekutuar sot operacionin e koduar “Mongofiera” i cila ka çuar në shkatërrimin e një grupi italo-shqiptar trafikantësh droge.

Prokuroria e Milanos ka lëshuar urdhër ndalimin për 22 persona me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike 18 prej tyre janë italianë, 3 shqiptarë e 1 shtetas rumun.

Kjo bandë trafikantësh ishte e organizuar në 2 grupime; grupi i trafikantëve italianë dhe grupi i trafikantëve shqiptarë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur  më mars të vitit 2016 e janë verifikuar rreth 600 kg drogë e trafikuar e tipit marijuanë, hashash e kokainë. Droga trafikohej nga Shqipëria, Spanja. Amerika e Jugut e mbërrinte në Itali përmes porti kalabrez Goia Taura.

Gjatë 2 viteve hetime janë vënë nën përgjim 140 numra telefoni, janë regjistura qindra biseda telefonike e janë përdorur rreth 5 përgjime ambientale.

Mes të arrestuarve është dhe kreu i tifozerisë ultras të Milanos Lucca Lucci që sipas hetimeve të investigatorëve italianë ishte pika e referimit e grupit të trafikantëve shqiptarë që furnizonin tregun italian.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se Luca Lucci kishte transformuar vendin ku mblidhej tifozeria milaneze në një magazinë  droge që mbërrinte nga Shqipëria.

Policia italiane kishte mundur të identifikonte së fundmi rreth 250 kg drogë e trafikuar nga Shqipëria me automjet të tipit Tir dhe e magazinuar në qendrën e tifozerisë së Milanit në lagjen Sesto San Giovanni.

Ndër të arrestuarit është dhe italiani Massimo Manneli, përgjegjës i vigjilancës së skuadrës së Interit i akuzuar si pikë lidhje mes grupit të trafikantëve shqiptarë ku furnizohej kryeultrasi milanez Luca Lucci me grupin e trafikantëve italianë drejtuar nga 33 vjeçari Luca Boscherini.

Prokuroja e Milanos Laura Pedio gjatë konferencës për shtyp  deklaroi se “qyteti i Milanos është një nga tregjet më të mëdha të drogës në Evropë.

“Vetëm përgjatë një sekuestrimi operacioni Miìongolfiera coi në sekuestrimin e 6 kg kokainë, 80 % e pastër, 120 kg hashash në vlerë gjysëm milioni euro e në 150 mijë euro cash. Ndërsa gjatë ekzekutimit të sotëm të 22 urdhër arrestimi këtij grupi trafikantësh i janë sekuestrua 5 kg të tjera drogë.”

Operacioni Mongolfiera ka vënë nën hetim dhe 46 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krahasimi me Ronaldo dhe Pele, ja si përgjigjet Neymar…
Previous article Porto dëshiron të sjell në Portugali, mbrojtësin e Romës

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT