• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sfidat e përbashkëta të vendeve të Adriatikut/ Bushati: Të bashkohemi kundër kërcënimeve
Home
Sociale

Sfidat e përbashkëta të vendeve të Adriatikut/ Bushati: Të bashkohemi kundër kërcënimeve

17 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić, si edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanovic, u takuan në Durrës, Shqipëri, më 17 nëntor 2017 për takimin e dytë të Trelateralit të Adriatikut midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

2. Duke rikujtuar Deklaratën e Përbashkët të miratuar në takimin e parë në Split, Kroaci, më 10 shkurt 2017, Ministrat riafirmuan rëndësinë e kësaj platforme strategjike të bashkëpunimit midis tre vendeve, si një mekanizëm të vlefshëm që kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore.

3. Shqipëria dhe Kroacia përgëzuan Malin e Zi për anëtarësimin në NATO. Në këtë drejtim, ministrat shprehën kënaqësinë dhe theksuan rëndësinë e zgjerimit të NATO-s përgjatë bregut të Adriatikut. Përveç kësaj, kjo do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore dhe do të inkurajojë kandidatët e tjerë që të vazhdojnë me agjendat e tyre të reformave, të cilat do të mbështeten plotësisht nga të tre vendet.

4. Ministrat diskutuan sfidat aktuale globale të sigurisë. Ata theksuan rëndësinë e bashkimit të forcave, së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës për t’u bërë ballë kërcënimeve që i kanosen stabilitetit dhe sigurisë së zonës Euro-Atlantike.

5. Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë sfidave që synojnë të pengojnë integrimin euroatlantik të Evropës Juglindore.

Ata arritën në përfundimin se komunikimi strategjik dhe proceset integruese të besueshme duhet të përshpejtohen me qëllim që t’i kundërvihen këtyre ndikimeve dhe të forcojnë elasticitetin duke konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore.

6. Ministrat theksuan rëndësinë e madhe të zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor si shtysën më të madhe drejt rritjes së prosperitetit dhe sigurisë së të gjithë zonës. Ministrat e Kroacisë dhe Malit të Zi shprehën mbështetje të plotë për hapjen e shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë.

7. Ministri riafirmoi se stabiliteti dhe siguria janë parakusht kryesor për zhvillimin e përgjithshëm në Evropën Juglindore. Ministrat informuan për projektet aktuale dhe të ardhshme si pjesë e agjendave kombëtare në infrastrukturë, energji dhe turizëm. Ministrat thanë se një bashkëveprim më i mirë midis vendeve pjesëmarrëse në këtë pjesë të Evropës Adriatike, është me interes të përbashkët. Për këtë qëllim, ministrat përsëritën domosdoshmërinë dhe inkurajuan platformat e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme kombëtare, në mënyrë që të koordinohen veprimet në mbështetje të projekteve me interes të përbashkët.

8. Ministrat rikujtuan rëndësinë parësore të Korridorit Blu dhe të Korridorit Adriatiko-Jonian, si projekte rajonale që lidhin strategjikisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në këtë kuadër, ministrat ranë dakord të përqendrohen në stimujt dhe mundësitë që do të ndihmonin në përshpejtimin e fazave të zbatimit dhe të punojnë së bashku për të dhënë mbështetjen financiare për të dy projektet.

9. Ministrat përsëritën edhe një herë se takimi trelateral i Adriatikut është një shembull i shkëlqyer se si vendet që ndajnë të njëjtin qëndrim, mund të bashkojnë përpjekjet e tyre, për të ndërvepruar më mirë për agjendën e përbashkët rajonale, si dhe për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e brendshme dhe të jashtme në Evropën Juglindore.

10. Ministrat ranë dakord që takimi trelateral i Adriatikut të mbahet në Malin e Zi, në vitin 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mavraj për Bild: Kombëtarja arritja ime më e madhe
Previous article SPARTAK NGJELA: Rama, Basha dhe Berisha bëjnë kot sikur zihen. Kur të zbulohen miliardat e politikanëve…

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT