• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MORI AZIL POLITIK NË FRANCË/ Kushëriri i Azem Hajdarit: Arrestimi im dhe dhuna nga Policia. Familja më ka…
Home
Sociale

MORI AZIL POLITIK NË FRANCË/ Kushëriri i Azem Hajdarit: Arrestimi im dhe dhuna nga Policia. Familja më ka…

4 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Arben Hajdari, i afërm i familjes së Azem Hajdarit, ka mundur të përfitojë statusin e azilantit politik në Francë. Përndjekja, arrestimet dhe dhuna e ushtruar nga Policia e Shtetit janë arsyet që i afërmi i liderit të dhjetorit ka dhënë në shtetin francez për të përfituar statusin e azilantit. Arben Hajdari, në një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale ku shfaqet i fotografuar edhe me motrën e Azem Hajdarit, tregon se ka përfituar mbrojtje politike nga shteti francez.

“Përshëndetje miqtë e mi. Desha të ndaj me ju vendimin e qeverisë së Francës për mbrojtje politike të familjes Hajdari. Faleminderit zotit. Faleminderit mikut tim Leon Molla për ndihmën juridike. Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët, kudo janë”, shkruan Arben Hajdari. Ky postim në rrjetet sociale u interpretua në mënyra të ndryshme lidhur me motivet, me të cilat familjari i të ndjerit Azem Hajdari ka kërkuar azil në shtetin francez.

“Panorama” kontaktoi me Arben Hajdarin për ta pyetur lidhur me arsyet e kërkesës së tij për azil politik në Francë dhe nëse ka përdorur ai statusin e familjarit të Azem Hajdarit për të përfituar azilin politik në Francë.

Sipas Arben Hajdarit, kërkesa për azil është bërë me motivin e dhunës së vazhdueshme policore të ushtruar ndaj tij. Hajdari ka paraqitur në dosjen e tij edhe prova filmike dhe materiale të mediave shqiptare gjatë arrestimit të tij në 9 dhjetor të vitit 2015.

“Është e vërtetë që unë kam kërkuar azil politik në Francë. Kërkesa është në proces dhe nuk është e konfirmuar plotësisht, pra, nuk ka një vendim përfundimtar. Kërkesa ime është bërë për shkak të keqtrajtimeve të vazhdueshme, që kam pasur nga Policia e Shtetit. Unë jam arrestuar padrejtësisht në 8 dhjetor 2015 dhe jam keqtrajtuar nga Policia e Kamzës. Për këtë, mund t’i referoheni edhe pamjeve filmike që ekzistojnë në shumë media. Më vjen keq që disa media kanë përfshirë në këtë histori edhe motrën e Azem Hajdarit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me historinë time, me të jam takuar si dy familjarë pasi ajo gjendej për një vizitë në Bruksel. Babai im është djalë xhaxhai i Azem Hajdarit, por kërkesa ime për azil nuk ka lidhje me faktin që unë jam i afërm i tij, por me dhunën policore dhe burgun politik që kam bërë në Shqipëri”, shprehet Arben Hajdari për “Panorama”.

Arben Hajdari u arrestua gjatë protestës që opozita zhvilloi në 8 dhjetor në Tiranë ku edhe u dogj bunkeri në krah të Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, nga dhomat e paraburgimit, Hajdari deklaronte për mediat se po bënte burg politik vetëm për shkak të mbiemrit të tij. Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe djali i ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kiri Hajdari pranon lidhjen e gjakut me Arben Hajdarin, por deklaron se familja e tij nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të azilit politik në Francë për kushëririn e tij.

“Në lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëpër mediat elektronike për familjen tonë, konfirmojmë se: asnjë anëtar i familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të azilit politik në Francë për kushëririn tonë. I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqpërdoret”, shprehet Kiri Hajdari.

Gazetari: Marrja e statusit politik s’ka lidhje me familjen Hajdari

Gazetari Leon Molla, personi që falënderohej në rrjetet sociale nga Arben Hajdari për asistencën juridike që i kishte ofruar për përfitimin e azilit politik, shpjegon se në këtë çështje nuk ka asnjë lidhje me familjen e Azem Hajdarit. Sipas gazetarit, Arben Hajdari çdo gjë e ka të lidhur meqë shteti shqiptar i ka sjellë atij dhe familjes. “Miq, ju njoftoj në lidhje me përmendjen e emrit tim sot në portalet shqiptare me çështjen e kërkesë-azilit të të afërmve të Azem Hajdarit. Dua t’ju them se, marrja e statusit politik në Francë të A. Hajdarit nuk e lidh asgjë me çështjen dhe familjen e të ndjerit Azem Hajdari. Kushëriri i Azem Hajdarit gjithçka i ka të lidhura me problemet që shteti shqiptar i ka sjellë atij dhe familjes, absolutisht e ripërsëris se nuk ka lidhje me çështjen e Azem Hajdarit”, sqaron gazetari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lazio shfaq interes për mesfushorin e Barclelonës
Previous article LAJM I MIRË! Shqiptarët në Greqi do PAGUAJNË gjysmën e tarifave për leje qëndrimi

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT