• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kryetarja e komisionit të Sigurisë: Ja çfarë do të ndodhë me Adriatik Llallën. Përplasjet me Flamur Nokën? S’merrem me njerëz primitivë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Kryetarja e komisionit të Sigurisë: Ja çfarë do të ndodhë me Adriatik Llallën. Përplasjet me Flamur Nokën? S’merrem me njerëz primitivë

17 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj, duke folur në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me fatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilit i mbaron mandati në dhjetor.

“Sa i takon pyetjes për kryeprokurorin, sigurisht nuk është e re, sepse e ka ligji që Prokurori i Përgjithshëm i një vendi ka një mandat të qëndrimit në detyrë që është i njohur. Në momentin që ky mandat përfundon, Kushtetuta ka edhe një zgjidhje të përshkruar qartë se çfarë duhet të vijojë më vonë, e kam fjalën deri në momentin e krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kushtetuta e përshkruan qartë se kush duhet t’i ushtrojë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, sepse në momentin që do të krijohet Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë, ai do të zgjidhet nga trupa e prokurorëve”, tha Felaj.

E pyetur nëse Llalla mund të qendrojë në detyrë deri në krijimin e Këshillit të Prokurorisë, ajo u përgjigj:

“Është përshkruar qartë në Kushtetutë se çfarë do ndodhë. Le të zbatojmë atë që thuhet në Kushtetutë, pa bërë aludime që nuk i përmban Kushtetuta. Ndryshimet kushtetuese i kemi votuar me unanimitet. Janë 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që kanë votuar.

Kështu që nuk besoj që na nxjerrim interpretime pas interpretimesh, komente pas komentesh, rri apo nuk rri. Është e qartë, mandatet janë këto që përcaktohen në ligj, në momentin që përfundojnë s’ka asgjë për të diskutuar për askënd që largohet nga një detyrë në të cilën është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Felaj ka folur edhe për përplasjet e fundit në Komisionin e Sigurisë me disa nga deputetët e PD-së, veçanërisht me Flamur Nokën.

“Shfaqjeve të tipit primitiv, unë nuk do të doja t’u rezervoj më shumë koment se sa kaq, sepse nuk janë më të reja, janë të vjetra dhe ndoshta në këtë pikë u takon partive politike që të kujdesen më shumë për njerëzit që ofrojnë në listat e tyre zgjedhor, sepse sjellje të tilla si ajo që ju më përmendët pak më parë nuk është që fyejnë Ermonelën kryetare të këtij komisioni apo anëtare nuk ka rëndësi.

Unë besoj që ato fyejnë publikun që interesin e parë që ka është që njerëzit e zgjedhur të punojnë dhe të realizojnë interesat e tij dhe jo të përdorin vendin e anëtarit të komisionit dhe prezencën e kamerave për të bërë një shoë që është thjeshtë i neveritshëm. Deri këtu do ta çoja komentin tim, sepse nuk dua të bie në rrjetën që të merrem me sjellje të tilla. Nuk e kam aspak ndërmend. Rregullat e punës janë të normuara qartë në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Kushdo që di të lexojë dhe do të lexojë duhet të jetë në gjendje t’i zbatojë dhe të kuptojë se përse këto rregulla janë vënë. Natyrisht ne aty jemi përfaqësues të forcave të ndryshme politike. Por fakti pse jemi të ndryshëm, pse kemi qasje të ndryshme kjo nuk duhet të na pengojë që të shprehim qëndrimet tona me qytetari e respekt përkundrejt njëri-tjetrit, sepse nuk jemi në sallën e Kuvendit apo komisioneve si armiq, por jemi si kundërshtarë apo si njerëz që ruajmë pozicione të ndryshme për ligjin ose për çështje të tjera që na duhet të diskutojmë”, ka thënë Felaj.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrasja e ish komisarit Artan Cuku/ Gjykata lë në burg Mikel Shallarin
Previous article Vettingu tek Krimet e Rënda/ Në "sitë" dhe prokurori që do arrestonte Tahirin

Redaktor2

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT