Nënkryetari i PD, Edmond Spaho drejtoi gishtin tek kryeministri Edi Rama si arkitekt i dhunës, duke iu referuar rastit të gazetarit të goditur me shkop hekuri nga policia gjatë protestës së 26 majit. Kreu i grupit demokrat, Spaho renditi argumentet se pse Rama duke mbrojtur krimin dhe pushtetin e tij të lidhur me drogën fshihet si arkitekt I kësaj dhune.
“Tahiri u lirua, Xhafa vazhdon të shkatërroje provat, të shantazhojë dëshmitarët dhe gazetarët, të përndjekë opozitën e deri te urdhërojë survejimjn e kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij. Lirimi i Tahirit, mbajtja e Xhafes ne krye të MB, kapja e prokurorisë, presioni ndaj drejtësisë, Rama është urdhëruesi dhe arkitekti.”
Spaho apeloi deputetët socialist që të mos mbrojnë dhunën duke krahasuar sjelljet e PS dikur në opozitë që kërkonte pushtetin me dhunë dhe PD sot që proteston si Europiane.
“Nuk keni si e bëni paralelizmin e rrahjes se Bledi me 21 janarin, ju i vratë dhe mbi trupat e tyre donit të merrnit pushtetin. Ne jemi force politike që nuk kërkojmë të marrim pushtetin me dhunë, ndryshe nga ju që dhunën keni filozofi. Ndryshimi mes Bashës e Ramës është i qartë. Rama në 21 janar nxiste dhunën me celular e me shenja, kurse Basha shkoi dhe i tërhoqi njerëzit duke shmangur dhunën”. – tha Spaho.


