• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTRETI/ TOTO RIINA, jeta e jashtëzakonshme e BOSIT të nëntokës italiane
Home
Ekskluzive

PORTRETI/ TOTO RIINA, jeta e jashtëzakonshme e BOSIT të nëntokës italiane

17 November, 2017 Q.Autor Breaking News, Ekskluzive, Jetë

Më 15 janar 1993 në Palermo u arrestua shefi historik i Cosa Nostras siciliane, krimineli më i kërkuar në botë deri atëherë, Salvatore Riina. Ky i fundit është cilësuar edhe si mafiozi më i madh që ka pasur historia e mafias. Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të karabinierisë, së Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të të cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”.

Related image

Jeta e Riinës

Toto Riina lindi në Corleone të Sicilisë në një familje te varfër. Familja e tij merrej me bujqësi dhe kishte disa toka te pakta ku punonin, por tokat e tyre u helmuan kur ne arat e tyra ranë bomba te cilat mbartnin një lloj metali helmues, në të cilën mbeti I vrarë dhe babai I tij.

Related image

Në moshën 18 vjeçare ishte i përfshire në sherre dhe prapësi si vjedheje te bagëtive, sendeve. Ne vitin 1949 bashkohet me Luciano Liggio me te cilin u përfshi ne krime monstruoze dhe u be anëtar i mafias.

Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit 1974. Më pas Riina arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane.

Image result for luciano liggio and riina

(Në foto Luciano Liggio)

Ngjitja

Hetuesit shpjegojnë shkallën e ngjitjes zyrtare të Toto Riina-s në majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin në vitin 1981.

Të parët që do të japin sinjalet e luftës me “korleonezët”, janë don Gaetano Badalamenti, bosi historik i Cinisi-t, Tomazo Busheta, i “familjes” Porta Nuova dhe Stefano Bontade, “Princi” i Villagraziado të ishte i pari që përfundon në shënjestrën e armëve të zjarrit të vrasësve të Toto Riina-s është Stefano Bontade.”. Fytyra e bosit është shpërfytyruar nga një numër i madh plumbash.

“Është vetëm çështje kohe, mjafton të detyrohen disa familje palermitane të bashkohen me ne dhe ajo që mbetet do të jetë vetëm një lojë fëmijësh”.

Fjalë profetike këto të Toto Riina-s: do të kalonte të gjitha pengesat duke masakruar dhe eliminuar “armiqtë”.

Image result for riina murder(Vrasja e Giovanni Falcone) 

Vrasjet e bujshme

Në projektet e Riina-s nuk parashikohej vetëm ekzekutimi mafioz, por objektivi i tij ishte të vriste në mënyrë të dukshme. “Nëse nuk janë me mua, janë armiq”, thoshte shefi i “korleonezëve.

Të njëjtin fat do të prisnin të gjithë bosët e tjerë “jo besnikë” si Filipo Markeze, shef i familjes “Corso dei Mille”, Pino Greko, Mario Prestifilipo dhe Pietro Mesikati Vitale.

Bosi i Cosa Nostrës, do të ishte urdhëruesi direkt edhe i vrasjes së njerëzve të institucioneve që do ta pengonin në rrugën e tij kriminale, si gjyqtari Gaetano Costa, prokurorët Roko Kinici, Xhovani Falkone, Paolo Borsellino, punonjësit e policisë dhe karabinierisë, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini

Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumë e shumë të tjerë.

Image result for riina murder

Sidoqoftë deri në vdekjen e tij Rina nuk pranoi të thote asnjë fjalë.

Related image

(Djali i Totto Riinës)

Nga ky qëndrim stoik, ai nuk lëvizi edhe pas arrestimit të djalit të tij, Xhovani Riina, kur u mendua se do te “thyhej”. Riina qëndroi në burg derisa ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vettingu tek Krimet e Rënda/ Në "sitë" dhe prokurori që do arrestonte Tahirin
Previous article Shqipëria do ndërtojë 436 hidrocentrale deri në vitin 2025

Q.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT