Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Elbasanit, ku një 70-vjeçare është gjetur e vdekur dhe e dekompozuar në banesën e saj.
Ishin banorët e pallatit “Beqir Dardha” ata që kanë denoncuar rastin, duke bërë me dije se në katin e 5-të vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.
Kur janë kryer hetimet në praninë e oficerit të policisë gjyqësore, prokurorit dhe mjeku ligjor është gjetur një kufomë në fazën e dekompozimit të plotë.
Kufoma është dërguar për identifikim dhe autopsi në “Institutin e Mjekësisë Ligjore” dhe sipas hetimit paraprak në këtë apartament jetonte e vetmuar një grua e paralizuar.


