• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 12 VJEÇARES PASI PIU FOTOKSINË/ Mësuesi: Klevina kishte shkruar emrin e saj me një…
Home
Sociale

VDEKJA E 12 VJEÇARES PASI PIU FOTOKSINË/ Mësuesi: Klevina kishte shkruar emrin e saj me një…

2 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një 12 vjeçare i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta duke pirë fostoksinë. E mitura Klevina Ndoka, nga Vau Dejës është gjetur nga familjarët e saj në banesë në gjendje të rëndë.

Ata e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por pas pak orësh 12 vjeçarja u nda nga jeta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, por ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun që e coi fëmijën ti japë fund jetës një ditë para 1 qershorit, festës së fëmijëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një debat i saj me prindërit, por nuk përjashtohen as pista të tjera të cilat janë duke u hetuar. Klevina ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkollën 9-vjeçare “Dom Luçian Avgustini” në Vau Dejës.

Mësuesi i saj kujdestar Jak Hila 10-tat në mësime dhe një kujtim pak para se të ndodhte ngjarja ku nxënësja e tij kishte shkruar në bankë emrin e saj shoqëruar me një zemër të vizatuar.

“Ajo kishte vetëm 10-ta në shkollë. Shumë e shoqërueshme me nxënësit e tjerë dhe të gjithë ne. Nuk kam vërejtur ndryshim të sjelljes tek ajo. Kam pyetur edhe mësuesit e tjerë dhe s’kanë vërejtur ndryshim në sjellje. Pasi u nda nga jeta kam parë në bankën e saj emrin që e kishte shkruar vetë dhe një zemër të vizatuar. Do ta ruaj si kujtim”, u shpreh mësuesi.

Klevina kishte shumë pasione dhe një prej tyre ishte sporti. Për një vit me radhë ishte pjesë e ekipit të futbollit të femrave “Juban Danja”. Presidenti i këtij klubi Ferdinand Jaku është i tronditur nga ngjarja. “Kishte 3-4 muaj që u shkëput nga ekipi për arsye që nuk i di. Unë do thoja se mungesa e mjediseve për argëtimin e fëmijëve është një problem dhe këtu fajësoj institucionet. Po ashtu bëj thirrje për prindërit që të jenë më afër fëmijëve të tyre”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me Xhemilen, 60 vjeçarja që kreu ndërhyje plastike për "dëshirën" e fëmijëve: Donin që... (VIDEO)
Previous article Strategjia e Bayern Mynihut, Uli Hoeness sqaron merkaton

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT