• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U emërua pas shkarkimit të Mariano Rajoy/ Sot betohet kryeministri i ri i Spanjës Pedro Sanchez
Home
Nderkombetare

U emërua pas shkarkimit të Mariano Rajoy/ Sot betohet kryeministri i ri i Spanjës Pedro Sanchez

2 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i Partisë Socialiste, Pedro Sanchez, pritet të betohet këtë të shtunë si kryeministër përpara Mbretit Felipe të Spanjës.

Betimi pason përpjekjen e suksesshme të tij, përmes mocionit të mosbesimit, për të rrëzuar ish-kryeministrin konservator Mariano Rajoy gjatë së premtes, pas afro 7 vitesh në pushtet.

Votimi erdhi pas një skandali korrupsioni që përfshinte disa prej figurave të Partisë Popullore të Rajoyt, edhe pse ky vet mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

Në Parlamentin spanjoll, rrëzimi i Rajoyt u pasua nga skena festimi, por tashmë e ardhmja politike në Spanjë duket e paqartë.

Partia Socialiste zotëron vetëm 84 mandate në Kongresin e deputetëve, kështu që Sanchez do të duhet të mbështetet në mbështetjen e aleatëve të tjerë, si partia e krahut të majtë, “Podemos”, në mënyrë që të mund të miratojë ligje.

Mbreti është informuar mbi emërimin e kryeministrit të ri, ndërsa Sanchez pritet të shpallë përbërjen e kabinetit qeveritar gjatë javës së ardhshme. Por, pyetja që lind dhe që do të mbetet edhe pas katapultimit të socialistit në pushtet është se, sa do të mund të zgjasë një qeveri e majtë në një Parlament të përçarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr me armë në Sarandë/ Plagoset me plumb rikoshetë 31-vjeçari, sekuestrohet automjeti i autorit
Previous article Kendall Jenner publikon këtë foto, por ndjekësit e tallin keq për këtë detaj (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT