• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË LODHËT, MË SHKATËRRUAT”/ Saga e qytetares pas gjobës 7 400 lekëshe që… (VIDEO)
Home
Sociale

“MË LODHËT, MË SHKATËRRUAT”/ Saga e qytetares pas gjobës 7 400 lekëshe që… (VIDEO)

1 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Manushaqe Toromani tregoi në emisionin “Stop” odisenë e saj me llogarinë e bllokuar bankare, për shkak të një detyrimi tatimor të vitit 2012, me vlerë 7400 Lekë.

“Jam Manushaqe Toromani, banuese e qytetit të Tiranës. Problemi im është me Drejtorinë e Taksave të Bashkisë. Paga ime kalon në “Tirana Bank”. Futa kartën për të marrë lekë, nuk më dilte llogaria. Shkoj në bankë, më thonë që të ka ardhur një bllokim nga bashkia për disa detyrime të vitit 2012.”

Denoncuesja rrëfeu të gjithë kalvarin e gjatë të endjeve të saj në Bankë, Gjykatën Administrative, Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, Gjykatën e Shkallës së Parë, Bashkinë e Tiranës dhe në Gjykatën e Apelit, vetëm e vetëm për të vërtetuar që nuk kishte më detyrime. Por ende nuk i zhbllokohej llogaria e saj bankare, duke “e mbajtur peng” nëpër institucione.

“Ah, këtu fillonte më e vështira… Jo vetëm që nuk u zhbllokua, por u lodha aq shumë sa u detyrova t’ju drejtohem juve!”, u shpreh e shqetësuar Manushaqja.

Ajo sëbashku me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” iu drejtuan Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, për të pyetur se përse po sorollatej ende për një detyrim tatimor të vitit 2012.

Qytetarja – Thuhet që janë thjeshtuar gjërat. Çfarë është kjo lodhje kështu?

Punonjësja – Çfarë ke dashur të të hiqen … nuk është lodhje. Tani, që të të hiqet shuma e kamatë vonesave, duhet ky vërtetim (nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë) ose do të presësh sa të hiqen nga Komisioni.

Punonjësja – Mos e merrni kaq të thjeshtë! Nuk e lë dot njeri, si t’ia heqi! Ajo (specialistja e çështjes), duhet ta ketë në dosje, t’i kopsitë të gjitha gjërat.

Qytetarja – Ju më thatë: hajdeni merrni urdhrin (e zhbllokimit), në atë moment doli një urdhër tjetër (vërtetimi nga tjetër gjykatë).

Punonjësja – Po pra!

Punonjësi – Kjo me një fjalë, Gjykata e re … mu këtu është hyrja, edhe këtu vete e merr (vërtetimin).

Qytetarja – Ç’është gjithë kjo lodhje more, ç ‘është gjithë kjo…? Po ju më çuat tek Gjykata e Apelit, shko tek Gjykata e Apelit…

Punonjësi – Jo, do të vesh ta marrësh atje! (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë)

Denoncuesja shkoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të marrë një vërtetim nëse është dënuar nga kjo gjykatë  me vendim të formës së prerë për fatura tatimore apo evazion fiskal. Një vërtetim tjetër u mor për t’i provuar DPTTV-së se Manushaqe Toromani nuk ka çështje penale.

Qytetarja – Mora vërtetimin (nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë), se më lodhët. Më shkatërruat. Tani, më duhet urdhri i zhbllokimit për në bankë.

Punonjësja – S’do e marrësh dot sot. Sot do të bëhet si ankesë, nesër do të marrësh urdhrin e zhbllokimit.

Dy ditë më pas denoncuesja mundi të marrë urdhrin për zbllokimin e llogarisë bankare dhe për këtë falenderoi emisionin “STOP”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORI DHIMBJE DHE SUKSESI/ Nga "flija përtokë", deri tek "mblidhja në kosh"! VIP-at shqiptarë që... (FOTO)
Previous article Francë-Itali/ Zbllokohet sfida, një katalanas ndëshkon "axurrët" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT