Tenton të vetëhelmohet me fostoksinë një 23 vjeçare nga Librazhdi.
E.G. me banim në fshatin Dragostunjë ka tentuar ti japë fund vetes duke gëlltitur helmin e fuqishëm bujqësor Fostoksinë.
Ngjarja ka ndohur një ditë më parë në banesë. E reja i është fshehur familjarëve dhe ka pirë helmin, por pak çaste më vonë është diktuar prej tyre pasi gjendja shëndetësore po përkeqësohej. Familöjarët e kanë nisur menjëherë drejt spitalit të Librazhdit.Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë me serume dhe ilaçe për ta detoksikuar. Fatmirësisht këtë radhë fostoksina nuk mori dot jetën e një vajze të re. 23 vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Megjithatë një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.


