BERLIN- Prokuroria gjermane kërkoi sot ekstradimin e indipendentistit katalanas, Carles Puigdemont drejt Spanjës, që kërkon ta gjykojë për rebelim dhe keqmenaxhim të fondeve publike, pas përpjekjes së dështuar për shpalljen e pavarësisë.
Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon gjykatës së Schleswig-Holstein, në veri të vendit, që është treguar deri tani shumë skeptike mbi vlefshmërinë e akuzave në lidhje me ligjet gjermane.
Carles Puigdemont, i ndaluar në fund të marsit në veri të Gjermanisë, ndodhet në Berlin që prej lirimit të tij.


