• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lajm i keq për këmbësorët e Tiranës, nisin gjobat. Ja kush do preket
Home
Sociale

Lajm i keq për këmbësorët e Tiranës, nisin gjobat. Ja kush do preket

16 November, 2017 k.autor Sociale

Shumë shpejt do të nisin gjobat edhe për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor. Lajmin e ka bërë me dije Policia Rrugore e Tiranës, e cila në vijim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe nga analiza e bërë shkaqeve të aksidenteve të ndodhura ditët e fundit, ka hartuar një Plan të ri masash.

Në këtë plan të ri, janë përcaktuar:

  • Planimetria e vendosjes së shërbimeve,
  • Mënyra e kombinimit të radarëve në akset rrugore të brendshme por edhe në akset nacionale që lidhen me Tiranën me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara,
  • Koordinimi i shërbimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke evidentuar dhe ndëshkuar në kohë, në çdo aks rrugor shkelësit e Kodit Rrugor ,
  • Kontrolli në mënyrë të pandërprerë me aparatin “Drager” për parandalimin e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Nisur nga analizimi i rasteve të fundit të aksidenteve, rezulton se kemi një shtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Në këtë kuadër, në zbatim të Planit Masave të Ri janë hartuar disa detyra shtesë si më poshtë:

  • Vendosje e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe pikat e tjera, me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Pas një periudhe të caktuar sensibilizuese e ndërgjegjësuese, Policia Rrugore do aplikojë edhe masat administrative për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjithë replikat e Edi Ramës me Lulzim Bashën në Kuvend. E plotë
Previous article FBI jep alarmin, Korea e Veriut po hakon kompanitë dhe qeveritë

k.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT