• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si e shpartalloi korrupsionin duke anuluar deri edhe festën kombëtare Presidenti i Tanzanisë
Home
Nderkombetare

Si e shpartalloi korrupsionin duke anuluar deri edhe festën kombëtare Presidenti i Tanzanisë

30 May, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Në rrjete sociale është publikuar një profil i Xhon Magufulit, presidenti të Tanzanisë të quajtur ndryshe si “Buldozeri”, për shkak të betejës së tij të pazakontë me korrupsionin në vend.

Dhe ja kush është Xhon Magufuli:

Që nga fillimi i vitit 2017, mediat dhe rrjetet sociale në Afrikë janë fokusuar tek presidentit i Tanzanisë, Xhon Magufuli, i cili largoi nga administrata publike mbi dhjetë mijë punonjës për shkak të korrupsionit.

Ai ka marrë titullin doktor në kimi dhe jetën e tij profesionale e nisi si mësues në një shkollë të mesme, më pas punoi në një kompani prodhimi dhe së fundmi i hyri jetës politike.

Pas zgjedhjes së tij si president i vendit në vitin 2015, presidenti Xhon Magufuli largoi nga postet e tyre disa zyrtarë të lartë, mes tyre edhe kryetarin e institucionit të luftës kundër korrupsionit, kreun e taksave në vend, atë të hekurudhës dhe drejtorin e porteve. E gjitha kjo në kuadrin e një fushate kundër korrupsionit.

Ai nxorri një dekret sipas të cilit ndalonte festimin e ditës së pavarësisë së Tanzanisë, pasi kështu siç po shkonin gjërat vendi i tij ishte nisur drejt greminës. Të gjitha këto shpenzime i çon në sektorin e arsimit për luftën kundër kolerës dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Numri i ministrave të qeverisë së tij ra ndjeshëm, nga tridhjetë syresh në nëntëmbëdhjetë. Të gjithë krerët e ministrive duhej të deklaronin llogaritë e tyre bankare dhe pronat. Çdo ministër që orvatej të fshehë prona e llogari, largohej menjëherë.

Xhon Magufuli ua ndaloi udhëtimet jashtë vendit të gjithë zyrtarëve, veçse me një leje të firmosur nga ai vetë, pasi besonte se këta, në vend të udhëtimeve, duhej të fokusoheshin tek punët dhe problemet e brendshme. Edhe zyrtarët që e kishin të dosmosdoshëm udhëtimin, ua ndaloi të përdorin klasin e parë në avionë.

Të gjitha takimet dhe konferencat qeveritare që mbaheshin në hotele e ambiente të shtrenjta u ndaluan. Në një rast, vetëm katër zyrtare udhëtuan për të marrë pjesë në një samit rajonal, nga pesëdhjetë që ishin përgatitur.

Gjatë një vizite të beftë në një spital shtetaror, pa se të sëmurët ishin shtrirë përtokë dhe se pajisjet ishin të gjitha të prishura. Menjëherë urdhëroi pushimin e të gjithë administratës së spitalit dhe administratës së re i dha afat dy jave për të rregulluar gjithçka.

Buxhetin për harxhimet e inagurimit të parlamentit të ri, nga njëqind mijë dollarë, i uli në vetëm njëzet e tre mijë dollarë, kurse shumën tjetër ia kaloi pajisve të spitalit qendror në vend.

Një herë dërgoi kryeministrit për një vizitë të beftë në portin kryesor të Daruselam, gjë e cila zbuloi një rrjet të tërë zyrtarësh të korruptuar. Shifra e humbjeve arrinte në katërqind milionë dollarë të ardhura. Urdhëroi arrestimin e kryetarit të gjykatës në Tanzani bashkë me katër asistentët.

Xhon Magufuli urdhëroi grumbullimin e të gjitha makinave 4×4 që ishin pronë e administratës shtetërore, të cilat i shiti në ankand të hapur dhe i zëvendësoi me makina më të lira.

Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli ka marrë nofkën “Buldozeri” për shkak të fushatës së tij reale kundër korrupsionit në vend që nga dita e zgjedhjes së tij si president, siç dhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ilir Shaqiri flet hapur: Personazhi i preferuar nga fituesit e ''Dancing with the stars'' është…
Previous article RUSI 2018/ Franca shpallet kampione e Botës, në elegancë… (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT