• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PING PONGU/ Çfarë po ndodh me dosjen e ish-gjyqtares SË VRARË Fildes Hafizi
Home
Aktualitet
Drejtësi

PING PONGU/ Çfarë po ndodh me dosjen e ish-gjyqtares SË VRARË Fildes Hafizi

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ndryshimet ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi, që po lexohen ndryshe nga gjykatësit, po bëhen shkak për zvarritje të mjaft dosjeve të rëndësishme. Njëra prej tyre, është ajo e Fadil Kasemit, biznesmenit që ekzekutoi ish-bashkëshorten gjykatëse, Fildes Hafizi, më 31 gusht 2017.

Gjykata e Tiranës, e cila kishte në duar këtë çështje, vendosi t’i kërkojë mendim Gjykatës së Lartë, nëse është ose jo kompetente për ta shqyrtuar. Kjo për faktin se gjendet përballë dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, që nuk i japin zgjidhje çështjes së kompetencës. 

Gjykimi ndaj të pandehurit Kasemi, nisi fillimisht në gjykatën për Krime të Rënda, pasi ai akuzohej për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Duke qenë se ligji, nuk u jep mundësinë të pandehurve për krime në familje të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, çështja po shqyrtohej në themel.

Gjatë kësaj kohe, gjykata supreme mori një vendim, sipas të cilit, prokuroria dhe gjykata për Krime të Rënda do të mund të shqyrtonin vetëm çështje të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë, deri në krijimin e gjykatës Speciale, ndërsa të gjitha dosjet e tjera, do të kalonin për kompetence pranë gjykatave të shkallëve të para.

Në zbatim të vendimit, dhjetëra çështje kaluan nga Krimet e Rënda, tek gjykatat e rretheve gjyqësore.

Dosja e Fadil Kasemit kaloi menjëherë te gjykata e Tiranës, po ndërsa ende nuk kishte nisur shqyrtimi i saj, nga gjykata e Lartë u mor një tjetër vendim, që duket se e komplikon më shumë situatën.

Sipas verdiktit të dytë, çështjet e nisura nga Krimet e Rënda para datës 1 gusht 2017, kur hyri në fuqi Kodi i Ri i Procedurës penale, do të përfundoheshin prej saj. Dosjet e tjera, veç atyre të korrupsionit, do të ishin në kompetencë të shkallëve të para.

Për çështjen e biznesmenit Kasemi, gjykata e Tiranës, është në dilemë nëse është apo jo kompetente për të shqyrtuar atë.

Ndaj për t’i dhënë zgjidhje ngërçit, trupa gjykuese e kaloi topin në gjykatën e Lartë.

Kjo e fundit duhet të përcaktojë se cila është gjykata kompetente për gjykimin Fadil Kasemit, shkalla e parë apo ajo e Krimeve të Rënda. Deri atëherë, ndaj njeriut që ekzekutoi ish-gruan, në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, duke tronditur mbarë opinionin publik, nuk do të mund të merret dot një vendim./BW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë për tradhtitë e ish-bashkëshortit: Një herë mbylla sytë, pastaj... (VIDEO)
Previous article “Pas 623 ditësh”, talenti i Borussia Dortmund rikthehet në stërvitje

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT