• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpërthen polemika për “SARAH”/ Skënder Zogu kundër Alfred Pezës për “flirtin” e Enverit me Geraldinën
Home
Aktualitet
Media

Shpërthen polemika për “SARAH”/ Skënder Zogu kundër Alfred Pezës për “flirtin” e Enverit me Geraldinën

16 November, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Media

Nuk kanë të sosur polemikat për romanin “Sarah” të Alfred Pezës. Këtë radhë sulmi vjen drejtë e nga Oborri Mbretëror shqiptar. Skënder Zogu, i vetmi personazh i mbetur si dëshmitar i dorës së parë, pjesë e Oborrit Mbretëror kur Ahmet Zogu ishte gjallë, ka shpërthyer kundër autorit.

Shakak për këtë është bërë intervista e fundit imagjinare, që Alfred Peza zhvilloi me redaktoren e librit të tij Alda Bardhyli, si pjesë e projektit për promovimin e botimeve të reja të UET Press. Në këtë intervistë supozohej një flirt i mundshëm i Enver Hoxhës me Mbretëreshën Geraldinë, krahas flirteve me një nga motrat e Zogut, Princeshën Maxhide dhe me Sarah Blloshmin vetë.

Kjo intervistë, sëbashku me videon shoqëruese, u botua në shumë media në prag të çeljes së edicionit të XX të Panairit të Librit në Tiranë. Por, sot ka ardhur reagimi i Skënder Zogut nëpërmjet një komenti të tij, në facebook-un e Alpenews.al. Më poshtë lexoni të plotë komentin:

“Libri krete pérella dhe me shumé illuzione. Turp per nje shkrimtare qé ofendoné figuren e nalte te mbretneshes Graldine dhe e ulé veten tue i dhane nje “RENDES’ figures t’ Enverit. Nuké ka asé njé te verteté. Enveri nuk e ka pa me sye Mbretneshen. Ai ishte nje njeri pa kulturë dhe pa karakter. Nuke ka pasur lidhje ase paké me familjen mbretnore. Njoftim per autorin: A e dini ju se Enveri kur u kethye nga Parisi ne Tirana ne vjetin 1936 ishte 28 vjeçar, pa nje diplome qualifikimi? Me shpjegoni si n’até moshe i do te kishte mundesi me hye ne Pallatin Mbretnor… Mithomania.!!!”

Nuk është hera e parë që Skënder Zogu hyn në polemika për librin me autorin e saj Alfred Peza. Pak ditë pasi libri u botua dhe doli në treg, Skënder Zogu herën e parë, kundërshtoi atë pasazh të romanit që flet për një tentativë të dështuar për fejesën e njërës prej gjashtë Princeshave të atëhershme, me Enver Hoxhën. Ndërkohë që edhe kreu i legalistëve të Shqipërisë, Sulejman Gjana, zhvilloi një debat me Alfred Pezën tek “Reja” në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku ai pretendoi se nëpërmjet romanit po i bëhet jehonë disa miteve të vjetra apo po krijohen mite të reja rreth kohës së Mbretërisë dhe figurës së Ahmet Zogut.

Alfred Peza ka deklaruar se ka një keqkuptim të pashembullt në gjithë këtë zhurmë të legalistëve dhe anëtarëve të Oborrit Mbretëror Sqhiptar, ku po kërkohen të behen debate për të vërteta historike, ndërkohë që “Sarah” është një vepër artistike, një “fiction” letrar.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hap dyert “Fshati i Mëshirës për Jetesë”, zbuloni destinacionin e veçantë në Siri
Previous article Komisionerët, përplasje avokatësh te Ligjet. Ballanca ankohet për Totozanin

Redaktor1

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT