• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lame me ‘listë të zezë’: Asnjë leje për ndërtuesit që kanë pallate të pa legalizuara
Home
Shqipëri

Lame me ‘listë të zezë’: Asnjë leje për ndërtuesit që kanë pallate të pa legalizuara

30 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kreu i ALUZNI-t, Artan Lame kërkoi të mërkurën nga bashkitë që të mos japin asnjë leje ndërtimi për firmat që nuk kanë legalizuar ende pallatet e ndërtuara prej tyre më parë.

“Janë të shumta subjektet që vazhdojnë të luajnë si macja me miun duke na sjellë vërdallë ne si institucion dhe qindra e mijëra qytetarë”, tha Lame duke shtuar se një pjesë e firmave paraqiten në institucione dhe kërkojnë leje të tjera ndërtimi “për të marrë në qafë të tjerë pronarë”.

“Ne do të fillojmë t’ju përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve dhe do t’ju kërkojmë bashkive që këto shoqëri dhe këta persona të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi pa shlyer detyrimet dhe pa kryer procesin e legalizimit për objektet tashmë të ndertura prej tyre. Po e fillojmë këtë proces me Bashkinë e Tiranës. Unë kam këtu një listë me 341 objekte ose persona, të cilat po sot do të përcillen në Bashkisë së Tiranës dhe do t’i kërkohet ajo që thashë më sipër. Asnjë leje e re për këto subjekte pa përmbyllur legalizimin e pallateve të ndërtuara deri më sot.”

Lame tha se problemi i pallateve të braktisura është një problem i lindur që nga viti 1993-94 dhe vazhdon ende të rëndohet.

“Pa hyrë në statistika të hollësishme, do të thosha se janë mbi 1 200 objekte deri më tani të evidentuara dhe në procedura me ne. Dhe Janë 102 pallate të legalizuara deri më sot me 8 182 banesa dhe me 736 000 metër katror ndërtim. Janë mbi 8 000 familje që kanë legalizuar shtëpitë dhe dyqanet e tyre në këto pallate të braktisura.”

Lame tha se gjysma e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë rezultojnë ende me probleme, çka do të thotë se një ditë apo një tjetër ato do të trokasin në dyert e ALUIZNI-t për t’u futur në procedurat e legalizimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vuçiç: Pavarësinë nuk e ndryshojmë dot
Previous article Vrasja e 2 policëve në Belgjikë/ Autori kishte vrarë një përson edhe një natë më parë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT