Nga viti 2000, kur Vladimir Putin u zgjodh President i Rusisë, deri në vitin 2018 në Rusi janë shënuar dhjetra vrasje. Nisur nga rasti i djeshëm i vrasjes së gazetarit Arkady Babçenko AlpeNews.al sjell të gjitha rastet e vrasjeve më të mistershme por dhe më të bujshme të gazetarë të njohur si kritik të Presidentit Rus Putin dhe pushtetit të tij.
Anna Politkovskaya 7 Tetor të 2006
Vrarë në Moskë, ekzekutuar me pistoletë teksa hynte në ashensorin e shtëpisë së saj. Gazetare dhe shkrimtare e njohur dhe e vlerësuar në nivel ndërkombëtar, ajo punonte për Novaja Gazeta – një nga të rrallat e pavarur në Rusinë e Putin, por sidomos ka shkruar libra që kanë bërë xhiron e botës: Një luftë e pisët në 2001, Rusia e Putin në 2004, dhe një Ditar rus, i botuar pas vdekjes së saj. Në shkrimet e saj Anna tregon për tortura nga ana e Forcave Speciale ruse dhe militantëve vendas, për vrasje, korrupsion, dhe sipas gazetës, në momentin e vrasjes ajo kishte premtuar se do të publikonte detaje të reja me emra dhe mbiemra. Në funeralin e saj nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i qeverisë, ndërsa dyshimet dhe hetimet u përqendruan menjëherë në Çeçeni. Pista e pranuar në Rusi, por dhe jashtë saj, është se ajo u eliminua fizikisht nga militantët paraushtarakë të Ramzan Kadyrov, një njeri shumë besnik i Putin. I dyshuari kryesor, një çeçen, u arrestua, u la i lirë për mungesë provash dhe më pas u akuzua sërish. Po për porsitësin e vrasjes nuk dihet asgjë.
Natalya Estemirova 15 Korrik 2009
Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, anëtare e Memorial dhe vejusha e një agjenteje policie femër, banonte në Ceceni, u mor në shtëpinë e saj nga persona të panjohur. Trupi i pajetë, i bërë shoshë nga plumbat, u gjet pak ditë më pas në pyll. Estemirova kishte mbledhur dokumente dhe dëshmi për luftën e dytë çeçene. Dhe ajo bashkëpunonte me Novaja Gazeta dhe sipas Human Rights Uatch, vrasja e saj u bë që të ndalohej publikimi i lajmeve për një rast torture. Dimitri Medvedev, President, ndërsa Putin ishte Kryeministër, premtoi hetime, ndërsa dyshimet bien sërish tek një nga njerëzit më besnik të Putin, Kadyrov.
Dmitry Tsilikin 1 prill 2016
Gazetari është vrarë në apartamentin e tij në Shën Petërsburg. Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë. Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të drejta të njeriut,ku kishte paraqitur rezervat e tij nda pushtetit të Putinit.
Pavel Sheremet 2016
Ndërkohë që ai po ngiste makinën në qendër të Kievit shperthimi i një autobombe i shkaktoi vdekjen. Sheremet, i cili shkruante për gazetën ”Ukrainska Pravda”, jetonte në Kiev prej pesë vitesh.Sheremet, 44 vjeç, ka qenë edhe prezantues televiziv në Bjellorusi, por një konflikt me regjimin e detyroi të largohet sepse ishte kundër pushtetit te Putinit.
Arkady Babçenko 30 maj 2018
Ka ndërruar jetë një ditë më parë pasi ishte qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në Kiev.
41 vjeçari raportohet se ishte nën kërcënime me vdekje pas publikimit të një shkrimi lidhur me aeroplanin rus të rrëzuar në 2016.
Përgatiti:AlpeNews.al


