Shtetasi italian i cili u ndalua ne Rinas per kontroll dhe ne cante iu gjeten 350 mije euro, eshte marre ne pyetje ku mesohet se ka deklaruar qe paratë janë të ligjshme nga biznesi i tij. Ai ka thënë se i ka tërhequr në bankë, por nuk i ka deklaruar.
“Unë jam biznesmen dhe paratë që kisha me vete janë të ligjshme, vijnë nga bizneset e mia. I kam tërhequr në bankë, por nuk i deklarova”, mësohet të ketë thënë italiani, raporton “BalkanWeb”.
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas italian. Shkak është bërë një shumë e konsiderueshme parash me të cilat italiani po udhëtonte drejt vendit të tij, duke befasuar policinë.
Veprimet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Policia ka bërë sekuestrimin e vlerës monetare.
Veprimet e para hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


