Replika, akuza dhe debate të ashpra te Komisioni i Ekonomisë, kur deputetët e opozitës kanë edhe sot kryefjalë të debatit të tyre cështjen Xhafaj dhe lirimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i ka kujtuar shumicës se lirimi i Tahirit është një turp, ndërkohë që ka paralajmëruar se nëse deshtojnë negociatat, ata do të përballen edhe më ashpër me zemërimin e shqiptarëve.
Debati
Spaho: Nuk kanë turp as skuqen as zverdhen, ia hedhin fajin opozitës, e cila në fakt është investuar prej vitesh për hapjen e negociatave, madje edhe ky qëndrim që po mbajmë synon të japim shembuj konkretë që po luftohet krimi dhe po priten lidhjen e tij me qeverinë.
Ju shkoni më tej, lironi edhe atë që ishte në arrest shtëpiak dhe mbani ministrin e brendshëm kur nuk keni pse e mbani. Ne po punojmë për kushtin kryesor, më pas është përgjegjësia juaj nëse negociatat dështojnë dhe ju do përballeni edhe më ashpër dhe më fort me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.
Braçe: Kur jeni serioz kur hidhni këngë e valle apo flisni në komision? Thatë që ajo që bëjnë prokurorët është shumë e rëndë, nuk ka asnjë lidhje me ne, prokurorë janë ata që emëruar jua, gjykatës po ashtu, nuk ka lidhje me ne,
Spaho: E di ca kënge ke kënduar dhe do vazhdosh të këndosh, po të kujtoj kryeprokuroren dhe atë të Krimeve të Rënda dhe citimet e ambasadorit amerikan, gjykata vendosi mbi presione.
Braçe: kolegët që merren me cështje të jurisprurudencës ju kanë mësuar se kryeprokurorja nuk ka më asnjë ndikim në cështje konkrete,
Spaho: Je bërë si Ali komiku
Braçe: Mjafton të mos bëhem si Lulzim komiku, prokurorët kërkuan arrest me burg për Tahirin, nëse keni problem me gjykatës drejtohuni në KLD e keni të tuajin e zotëroni nga i pari tek i fundit, ata i kanë emëruar ata i mbajnë në detyrë.


