Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi sot Rusinë gjatë një vizite në Poloni, duke i bërë thirrje Moskës që të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” MH17 në Ukrainë në vitin 2014.
“Unë jam dakord me qeverinë holandeze, e cila i bën thirrje Rusisë të mbajë përgjegjësi për rrëzimin e avionit”, deklaroi Stoltenberg, duke përcaktuar incidentin që shkaktoi vdekjen e 298 pasagjerëve , si një “pasojë direkte” e agresionit rus ndaj Ukrainës, shkruan atsh.
Hollanda dhe Australia kanë akuzuar Rusinë për rrëzimin e avionit MH17 pasi një ekip hetuesish ndërkombëtarë zbuluan se sistemi anti-ajror “Buk”, që i përkiste Rusisë, u përdor për të rrëzuar aeroplanin.


